Bejtja: Post Dekret rrëzoi dhe qeverinë e parlamentit

0

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja, me një shënim në faqen e tij në Facebook, shkruan se rrëzimi i ligjit të Teatrit Kombëtar është rënia e qeverisë, bashkisë dhe parlamentit.

Loading...

Sipas tij Bejtes çështja e Teatrit Kombëtar bëri edhe një gjë tjetër, ndau barbarët nga qytetarët.

Reagimi i gazetarit Andi Bejtja:

Post Dekret

Jam kurioz të shoh një jurist nga shumica a nga të jetë, qoftë dhe Ulsi Manja, të kundërshtojë 9 pikat e refuzimit të dekretit për teatrin të Presidentit … se deri tani me atë argumentim juridik ka rënë Kryeministri, ka rënë Kryetari Bashkisë Tiranës, ka rënë Parlamenti dhe janë fëlliqur përjetë ata të pafytyrë të votuar nga populli që votuan me spango në atë mënyrë…

Ka rënë dhe kjo prokurore që bën sehir bashkë me gjithë Reformën në Drejtësi …

Ndërsa për atë që sot u ndanë palët, u nda gruri nga thekra e me the të thashë e kam thënë me kohë; kjo çështja e ashtuquajtur e Teatrit, por që është shumë më përtej, fatmirësisht apo fatkeqësisht shuajti çdo ngjyre partiake dhe ideologji dhe ndau njëherë e përgjithmonë barbarët nga qytetarët.

Loading...

Lini nje pergjigje