Basha ka refuzuar kërkesën e mazhorancës, ja kush është zgjidhja më e mirë…

0
247

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka refuzuar kërkesën e mazhorancës për votimin e ligjit për Shkollën e Magjistraturës. Sipas Bashës, kjo kërkesë është një propozim qesharak, me të cilin kërkohet që ne të shkruajmë me duart tona, shkeljen e Kushtetutës prej tyre.

Për Bashën, zgjidhja më e mirë është kthimi te organet kushtetuese të drejtësisë, sipas tij të kapur prej Ramës për të shpëtuar të afërmit dhe veten e tyre nga burgu.

“Ata na ftojnë ne, që atë që bëjnë me duart e tyre, shkeljen e Kushtetutës, ta bëjnë me duart tona. Ata kanë një propozim me shtatë pika për kapërcimin e krizës së reformës në drejtësi. Por nuk e pranojnë sepse duan të shpëtojnë të afërmit dhe veten e tyre nga burgu me kapjen e drejtësisë.

Në vend ti përgjigjeshin ftesës sonë, vijnë me një propozim qesharak, sipas të cilit, mënyrën për të shkelur kushtetutën, mos ta shkruajnë ata, por ne.

Propozimi ynë është kthimi te institucionet e drejtësisë”, u shpreh Basha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here