Ua si e tha ?!?!? Foli ajo … Maria

0

50 vitet e izolimit komunist kanë shërbyer vetëm që një pjesë e shqiptarëve, të dëgjojnë  një si puna e Vllahutinit, dhe të thonë e tha edhe ajo, është e ‘jashtme’.

Ua si e tha ?!?!?

Flet Romana, dhe këto që bënë izolimin e Shqipërisë, dmth komunistët e rinj e të vjetër, eter dhe bij, ulërasin në korr: Ej e tha ajo!

Ajo e blerjes së vilës me vlerën katërfish më të madhe se tregu.

E tha ajo, që kujton se seancat e Parlamentit shqiptar janë si ato tryezat e Fondacionit Soros, që mblidhen e shpërndahen sipas interesave okulte, që ata përfaqësojnë.

Flet ajo qe nuk na paska parë drogën këto 5 vite.

Flet ajo, qe nuk ka thënë asnjë fjalë për lirimin e kapove të krimit te organizuar, njëri pas tjetrit, ndërmjet vendimeve gjykatash shumë të dyshimta.

Flet ajo që nuk ka folur një rrokje për koncesionet vrastare.

Flet ajo që nuk tha një fjalë kur fëmijët me leucemi, të sëmuret me kancer nuk kishin ilaçe dhe nga ana tjetër ‘check up’ edhe këtë vit, ashtu si çdo vit pararendës, gllabëroi 3 milion euro nga taksat e shqiptarëve.

Flet ajo, që pa u dridhur qerpiku bëri një raport që na e paraqiten si të ishte Kushtetuta e vendit, dhe i dha Rilindjes të drejtën e zgjedhjes së PPP në drejtësi me 36 vota.

Flet ajo që falsifikoi Kushtetutën e vendit në përkthimin në anglisht, që ju dërgua Komisionit të Venecias.

Flet ajo…

E sa mund të rreshtoja, por nuk kam nerva se çdo germë që hedh me rritet tensioni.

Flet ajo, si te jetë Maria.

Realisht Maria është, por ajo tjetra!

Megjithatë edhe asaj as ke maja e gishtit të këmbës nuk i afrohet për moral!

Lini nje pergjigje