Tragjedia në Athinë, gazetarja shpërthen në lot në transmetimit direkt

0

Gazetarja e televizionit grek Alpha, Vicky Hadzhi ka shpërthyer në lot në transmetim direkt pas pamjeve të publikuara, ku qytetarët përpiqen t’i shpëtojnë flakëve që pushtuan Athinën.

Loading...

Pamjet tregojnë përpjekjen e disa personave për të hipur në një anijë, me qëllim shpëtimin nga zjarri.

Sapo u publikuan këto pamje, gazetarja nuk mundi t’i mbante lotët, duke mos artikuluar dot as fjalët. Më pas për ta kaluar këtë situatë, fjalën e mori gazetari tjetër Petros Kasiotis, i cili ndër të tjera tha:

“Ne jemi redaktorë, jemi gazetare dhe i shohim gjërat në mënyrë të paanshme. Ka shumë dhimbje përpara dhe gjithçka është e justifikuar. Vicky është një vajzë që dëshiron të mirën e të gjithëve”.

Për disa minuta kamera nuk e tregoi gazetaren, ndërsa rrjedha normale e edicionit u rikthye pas disa minutave.

Loading...

Lini nje pergjigje