‘Shtet pa shtet’ Lubonja: Drejtësia u shkërmoq, reforma dështoi

0
233

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se Komisioni i Venecias i kishte parashikuar pasojat e sotme në drejtësi ku vendi është pa gjykata.

Lubonja theksoi se reforma në drejtësi ka dështuar dhe kjo gjë pritej pasi dihej se gjithçka po bëhej për kapjen e sistemit të drejtësisë.

Pjesë nga intervista e Lubonjës

Si e shikoni procesin e Vettingut?

Ju bëtë një pyetje a pritet ky rezultat ë  do të shkërmoqeshin kaq shumë. Unë mund të them që ky rezultat, për mua përmblidhen në fjalën dështim i i reformës në drejtësi, mund të them se pritej. Dihej që kjo bëhej për të ta kapur dritësinë, për mua kjo ka qenë që në fillim tentative për ta kapur drejtësinë. Komisioni i Venecias ka thënë që një reformë kaq radikale ka shumë rreziqe, dhe ka thënë se  mund të ketë destabilizimit për gjyqësorin dhe në fund thotë për kapjen e sistemit të drejtësisë.

Sot jemi në një situatë ku të gjithë janë drejt ikjes. Por një ngushëllim që dëgjon tek njerëzit është se po hiqen disa që kanë marrë ca para. Në këtë aspekt ndoshta për mua i gënjen një pjesë të njerëzve unë gjykoj se duhet parë më përtej se kaq. Mirë që hoqëm këta po ca po na vjen, një drejtësi me e mirë apo me e dëmshme. Unë mendoj se  një drejtësi e pakur nga një maxhorancë, nuk është e besueshme.

Çfarë ke parasysh kur thua e kapur?

Ju them një shembull, Arta Marku. Shikoji dy çështje dhe themi se janë të kapur, çështjen e Kukësit dhe  me vëllain e Xhafajt. Por dhe me mos veprime siç është çështja e Teatrit, që thonë se ka disa shkelje dhe nuk ka asnjë reagim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here