Shpërthen Mustafaj: “Rama po kërkon të marrë në tërësi pushtetin e drejtësisë”

0

Ish-Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, duke folur për reformën në drejtësi deklaroi se “po shihet një refuzim total nga Rama përsa i përket bashkëpunimit në këtë pjesë”.

Loading...

Sipas Mustafajt, kryeministri duhet të rifitojë sërish besimin e opozitës për votimin e ligjeve në parlament.

“Rama po kërkon të marrë në tërësi pushtetin e drejtësisë. Ky është shqetësim shumë i madh, se ka shumë  ligje që lidhen me reformën në drejtësi. Drejtësia është një organizëm që ka nevojë për mirëbesimin e të gjithë opinionit publik.

Ajo duhet të jetë mbi sunduesin. Detyra kryesore i del Ramës për të zhdukur këtë mosbesim që lidhet me Ramën por edhe strukturat politike të mazhorancës. Shkolla e Magjistraturës nuk do hapet në shtator, nëse votohet ligji. Por shoh refuzim total nga Rama për të kuptuar përgjegjësinë e vet. Ai ka një tendencë të dali i larë nga gjërat dhe fajin t’ia hedhë opozitës.

Pamë përfaqësuesit e BE që kërkuan mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentit për të votuar ligjin e magjistraturës. Nëse Rama duan që t’i shkojnë deri në fund me cilësi Reformës në Drejtësi duhet të bëjnë gjithçka për të fituar besimin e opozitës”, tha Mustafaj gjatë një interviste për News 24.

Pjesë nga intervista e Besnik Mustafaj

Nga buron mosbesimi i opozitës?

Opozita ka bërë shumë denoncime dhe po të jetë vetë perceptim sërish ka të drejtë që të jetë mosbesuese. Por ka dhe disa fakte siç është paragjykimi  njerëzve që  do të përbejnë institucioneve që ul besueshmërinë. Drejtësia është një organizëm që duhet të ketë besimin e të gjithë opinionit publik, nuk ka drejtësi kur nuk ka një besim sundues të opinionit publik. Shkolla e magjistraturës nuk do të hapet në shtator, nëse do të votohet ligji në shtator të do të hapet në tetot,. Por mua më habit Rama që nuk mban asnjë përgjegjësi.

A mund të rikthehemi pas dhe të ketë një konsensus?

Unë nuk e shoh këtë gjë pa zgjidhje, në politikë gjithmonë gjendet një zgjedhje. Ne jemi në situatën që duhet të kemi një besim. Provat për ulje në tavolinë duhet të jepet nga maxhoranca dhe jo nga opozita. Nëse ka një nevojë për dialog nga maxhoranca kundrejt opozitës unë e shikoj se mund të gjendet një zgjidhje.

Çfarë duhet të bëjnë që të rifitojnë këtë besim?

Nuk mund të jem unë që të jap një recetë, por qeveria i ka të gjitha kushtet e opozitës për një dialog. Duhet ti marri një nga një t’i shikoj dhe kjo është zgjidhja. Duhet të ulen dhe të shohin një për një, dhe jam i bindur se  një pjesë e madhe e tyre nëse do të kishte një vullnet të mirë nga maxhoranca mund të zgjidhen.

Loading...

Lini nje pergjigje