Presidenti Meta: Adem Demaçi emblema e qëndresës shqiptare, I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij

0

Presidenti i vendit Ilir Meta në një mesazh ngushëllimi për familjen e Adem Demaçit, ka shprehur hidherimin nga lajmi i ndarjes nga jeta të emblemës së qëndresës shqiptare.

Loading...

Postimi i plotë:

Jam thellësisht i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të emblemës së qëndresës shqiptare, Adem Demaçi.
Kosova dhe mbarë shqiptarët përjetojnë sot me dhimbje të thellë humbjen e simbolit të rezistencës kombëtare, të luftës për liri dhe të një prej personaliteteve më të vlerësuara në arenën botërore.
Duke u nderuar me çmimin “Sakharov” nga Parlamenti Evropian, kauza e madhe e luftës për një Kosovë të lirë fitoi përmasat e një çështjeje ndërkombëtare të shtruar për zgjidhje.
Patrioti Adem Demaçi mbetet frymëzim për të gjitha brezat e shqiptarëve, një shembull dhe një model kombëtar i skalitur në historinë e shqiptarëve dhe të luftës kombëtare për pavarësinë e Kosovës.
Sot humbëm atdhetarin e flaktë, njeriun që mbajti gjallë shpresën e së ardhmes dhe idealin e pavarësisë së Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij!

Loading...

Lini nje pergjigje