Paralajmëron Çollaku: PS në prag të humbjes, ja çfarë ju ka ndodhur…

0

Kreu i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranë Kreshnik Çollaku ka paralajmëruar humbjen e shumicës së majtë në Këshillin Bashkiak.

Në një postim që i kushtohej “braktisjes” së të majtëve në këtë këshill nga këshilltarja e FRD-së Mirela Bogdani, Çollaku shkruan se tashmë  “mbështetësit e Kryebashkiakut Socialist janë reduktuar në 31 (në limitin e humbjes së maxhorancës së thjeshtë, nga 61 këshilltarë total në Këshillin Bashkiak Tiranë), por sot, forca kryesore e këtij pushteti, ‘Blerja dhe Korruptimi’, kanë marrë goditjen fatale”.

Ja postimi i plotë i Kreshnik Çollakut: 

Sot pata kenaqesine ti uroj mireseardhjen ne Frontin Opozitar,koleges mikes e keshilltares Mirela Bogdani.
Eshte nje kenaqesi e dyfishte sot se dy jane motivet.

E para se Mirela Bogdani pervecse nje kolege mike,eshte nje personalitet ne qytetin tone,pedagoge,aktiviste civile e publike me nje eksperence te shkelqyer prane te djathtes konservatore europiane.

Faktori i dyte eshte se sot vendimi i Mirela Bogdanit eshte nje mesazh besimi e force se ne kete vend e ne kete qytet integriteti dhe dinjiteti qytetar eshte i gjalle. Ne kohen kur pushteti blen,zyrtare,biznese,media dhe cdo gje gjen perpara,Mirela Bogdani largohet nga nje koalicion ne pushtet dhe shkon drejt Opozites dhe vlerave te saj.

Sot jo vetem mbeshtetesit e Kryebashkiakut Socialist jane reduktuar ne 31 (ne limitin e humbjes se maxhorances se thjeshte,nga 61 keshilltare total ne Keshillin Bashkiak Tirane),por sot forca kryesore e ketij pushteti,Blerja dhe Korruptimi kane marre goditjen fatale.

Se bashku jemi me te forte.

Welcome home,Mirela Bogdani  ?????

Lini nje pergjigje