Standard.al

Manjani: “Çështja e Teatrit, nuk është çështje aktorësh”

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar nëpërmjet një satatusi në ‘Facebook’, përsa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar.

Manjani ka shprehur keqardhje për figurat e artistëve dhe regjisorëve të cilët  zhgaraviten në media përball njëri-tjetrit, duke kërkuar që të mos merren me ta, pasi çështja është më e madhe se vet teatri.

Ish-ministri i Drejtësisë ka ngarkuar përgjegjësit mbi Presidentin e Republikës, duke i theksuar problematikat që po i kanosen vendit.

Në statusin e tij Manjani ngritur 7 pyetje, ku i drejtohet  presidentit Meta, të cilat sipas tij janë më të rëndësihme për momentin.

Të tilla si “A janë të garantuara më liritë dhe të drejtat e shtetasve, kur kushtetuta dhunohet dhe ska Gjykatë ta mbrojë? A mundet që Parlamenti, për shkak të pushtetit absolut, të rrëmbejë detyra e pushtete që u janë dhënë Bashkive dhe institucioneve të tjera? A është sot Republika e Shqipërisë kushtetuese me pushtete të ndara?”, shkruan ai.

Manjani e ka vendosur theksin tek përgjegjësit e presidentit  Meta, duke kërkuar që ti dalë për zot Republikës së Shqipërisë.

Statusi i plotë:

“Çështja e Teatrit, nuk është çështje aktorësh.
—————-
Jam shumë i keqardhur që shoh të zhgarraviten aktorë e regjisorë nëpër media përballë njëri-tjetrit.

Nuk ka qenë e as as është çështje e tyre vetëm, ndalimi i korrupsionit publik me shitjet e pronës publike tek privati!

Nuk ka qenë e as është detyrë vetëm e tyre ruajtja e ikonave të trashegimisë historike!

Aktorët e regjisorët janë profesionistë të skenës dhe tek e fundit ata duan një skenë të mirë për të luajtur. Në këtë pikë nuk ka ndarje ndërmjet tyre!

Tjetër gjë që pushteti manipulon me ndjesitë dhe fukarallëkun e tyre! Por në të vërtetë të gjithë ata duan një skenë më të mirë.

Ndaj mire bëjnë të mos luajnë rolin e bajatit se nuk ju shkon!

Çështja themelore që shtrohet, me këtë rast, para instirucioneve dhe shoqërisë sonë është:

Do ta ruajmë apo ta fundosim rregjimin juridik e demokratik të Republikës!

Sot duan përgjigje këto pyetje:

  1. A mundet pushteti të vendosë ligje të posaçme, pra për një marrëdhënie konkrete e me emra të përveçëm?
  2. A mundet pushteti të shmangë procesin e rregullt ligjor, ku secili duhet të jetë i barabartë para ligjit?
  3. A mundet që pushteti të heqe sigurinë juridike shtetasve të tij?
  4. A mundet pushteti të sillet me pronën publike si në një mall pa zot?
  5. A janë të garantuara më liritë dhe të drejtat e shtetasve, kur kushtetuta dhunohet dhe ska Gjykatë ta mbrojë?
  6. A mundet që Parlamenti, për shkak të pushtetit absolut, të rrëmbejë detyra e pushtete që u janë dhënë Bashkive dhe institucioneve të tjera?
  7. A është sot Republika e Shqipërisë kushtetuese me pushtete të ndara?

Këto janë pyetjet që duhen sqaruar, në radhë të parë nga Kryetari i Shtetit!

Ky i fundit nuk ka pse të niset nga sensibilitete emocionale që vijnë nga grupime artistësh, por duhet ti dalë për zot REPUBLIKËS!

Kjo është çështja!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.