Dy vjet burg, Ronaldo i shlyen me 18.8 milionë dhe deklarimin e fajësisë

0
152

Agjensia e të ardhurave spanjolle, të quajtur zakonisht Hacienda, ka pranuar propozimin e marrëveshjes me Cristiano Ronaldon. Kampioni portugez neo-juventin do të derdhë 18,8 milionë euro në arkat e Shtetit spanjoll e do të dënohet me 2 vjet burg, edhe pse ky dënim i fundit do të pezullohet në këmbim të deklarimit të fajësisë për katër ‘krime fiskale’ të ndryshme nga 2011 në 2014.

Akuzat drejtuar portugezit datojnë në periudhën mes 2011-2014, për një total prej 14.7 milion euro. Taksat, e supozuara të anashkaluara, thuhet se arritën në shumën prej 1.39 milion në 2011, 1.66 në vitin 2012, 3.20 në 2013 dhe 8.5 në 2014. Marrëveshja e uli shumën në 5.7 milionë, por shuma totale, duke shtuar gjobën dhe interesin, arrin pothuajse 19 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here