Çollaku: Ne nuk ju tradhëtuam. Një e vërtetë që duhet thënë…

0
236

Nga Kreshnik Çollaku

Ne nuk ju tradhetuam.

Nje e vertete qe duhet thene.

Disa muaj me pare nje grup aktoresh na ftuan si Keshilltate Bashkiake ne nje bashkebisedim per ceshtjen e Teatrit.

Aktoret na kerkuan sensibilizim dhe mbeshtetje per ceshtjen e Teatrit.
Aktoret i mundonte ideja kthyer ne klishe (jo pa aresye) se politika shitet e blihet..,ndaj kerkonin qe te mos i tradhetonim.

E kuptoja kete shqetesim dhe kjo “paranoje” e kishte nje baze.

Sinqerisht me vinte turp nga vetja e bezdi qe pse,per shkak se i angazhuar ne politike,te paragjykohesha me klishene e politikes qe shitet e blihet.
Jam i bindur nuk jam i vetmi qe bezdisesha nga ky paragjykim.

Pse te paragjykohem mendoja,une as jam shitur as jam blere. Jetoj e punoj me djersen time e profesionin tim jo nga politika. Poltitika eshte nje pasion,mbase pasion i mundimshem,por une kam vendosur ta bej drejte e ndershem,mbase edhe duke gabuar,ndonje veprim apo qendrim i imi mund te quhet i gabuar por kurre sdo te quhej i pandershem. Vetes i kisha bere betimin se nese do te me duhet te bej pakt me pandershmerine..,do ta braktisja pasionin Politike.

Keto mendoja dhe po vete pergjigjesha,aktoret kane te drejte te paragjykojne,ka pafund raste pandershmerie ne kete ambient,paragjykimi i tyre eshte i bazuar,eshte barra ime dhe e atyre si une ta mbajne kete paragjykim dhe cdo dite me sjelljen e veprimit tim te tregoj se jo te gjithe jemi te pandershem te shitur apo te blere…

U dhame fjalen aktoreve dhe qytetit se nuk do ti tradhetojme dhe do te mbrojme ,pronen publike dhe Teatrin.

Rrethanat dhe ligji percaktonin se vendimi per prishjen e Teatrit dhe pervetesimin e truallit te tij,cka ishte klecka e madhe,duhej te kaloje ne Keshillin Bashkiak Tirane.

Grupi i PS ne Keshill kishte 32 vota. Qe vendimi i i prishjes se Teatrit dhe pervetesimit te Truallit te kalonte duheshin 3/5 e votave ne keshill,pra 37 vota.
Kryetarit te Bashkise dhe PS i mungonin vetem 5 vota,per ta perfunduar kete projekt ne forme ligjore,pa zhurme,pa ligj te vecante pa debat ne qytet dhe pa andrralla.

Nuk e di nese kane tentuar te blene apo joshin keshilltare,mbase e kane bere sic e kane zakon,por asnje keshilltar as nga grupi PD as nga ai LSI nuk levizi dhe se bashku deklaruam se votat per te prishur Teatrin e grabitur Truallin,Bashkia e Qeveria nuk do ti kene kurre.

Dhe keshtu ndodhi. Keshilltaret e Opozites qendruan,nuk tradhetuan fjalen dhe betimin e bere madje u shtuan ndersa qeveria dhe kryetari i Bashkise iu futen aventures se turpshme me ligj te vecante.

Sot jo pa zhgenjim disa nga aktoret me te zhurmshem qe asokohe na kerkonin te mos i tradhetonim,dhe qe me hidheronin aq shume me paragjykimin e tyre,i shoh mbase me me pak zhurme te kerkojne prishjen e Teatrit,madje sa me pare,e te firmosin kerkesa pikeresisht per ate per te cilen na kerkuan te mos i tradhetojme.

Vleresimi im per ta mbetet…por zhgenjimi dhe keqardhja gjithashtu.

Keto rradhe i shkruajta per te thene nje mesazh te thjeshte kujtdo qe i lexon.

Mos paragjykoni e mos gjykoni nen klishe,njeri te ndershem ose pandershem nuk te ben profesioni apo pasioni…por formimi edukata integriteti personal qe e ke marre qe me qumshtin e nenes.

Thene troc..cdo berr varet nga kembet e veta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here