Protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar/ Budina: Kjo betejë nuk ka mbaruar këtu

0

Robert Budina Regjisori i njohur, Robert Budina ka qënë i pranishëm çdo ditë në protestën e organizuar nga artistët. Mendimi i tij sigurisht ka qënë gjithmonë kundër për një teatër të ri. Ndër të tjera në protestën e djeshme ai është shprehur se nuk do të tërhiqen sepse për ata sapo ka filluar beteja e vërtetë.

Loading...

“ Kjo betejë nuk ka për të mbaruar këtu në çdo raste edhe nëse shumë tërhiqen sepse për ne fillon beteja më e vështirë. Beteja e restaurimit të Teatrit Kombëtar. Përveç betejës së restaurimit artistët kanë edhe betejën tjetër që ky teatër duhet të këtë një status. Pra duhet të këtë një ligj që bëhet e sigurt të rivendoset zona e mbrojtur. Kështu beteja e artistëve ka 8 muaj që ka filluar dhe ska për të mbaruar këtu sepse sa më gjatë të rrijmë për të kërkuar të drejtat tona aq më e sigurtë do të jetë fitorja prap”- u shpreh Budina. Ndër të tjera regjisori i njohur theksoi se nuk do të lëzivin nga Teatri Kombëtar dhe do ta mbrojnë atë më çdo kusht. “Dhe nuk kemi ndërmend të shkulemi pa nderuar një sistem që për artin për teatrin do të funksiononte. Kam takuar shumë njerëz në rrugë që na mbështesim. Që do donin të ishin këtu por kanë frikë nga qeveria se mos i persekuton, i sulmon në biznese, kur janë të punësuar i sulmon atje e kështu. Dhe unë kam thënë që duhet patjetër të ketë një përplasje një fërkim sepse aty nuk shtyhet më kjo gjendje”- theksoi regjisori i njohur. Budina shtoi se: Dhe njerëzit janë shumë të ndërgjegjësuar për këtë situatë dhe nuk e pranojnë. “Kështu që ne ndihemi shpresë plotë qofte edhe për Presidentin. Por mbi të gjitha besojmë të vetja jonë që do ta çojmë deri në fund këtë betejë. Dhe mbase do të jemi një shembull për të hapur vatra të tjera modeste. Të cilët duan të kërkojnë të drejtën e tyre dhe ta fitojnë atë, jo si sot që të gjithë janë si të tulatur dhe kanë frikë dhe gjëja më kryesore kanë humbur shpresat te protesta”- ka përfunduar ai.

Loading...

Lini nje pergjigje