Preu këmbën e saj për një arsye të çuditshme…

0

Kirsty Wimberly, 32 vjeçare,  për vite me radhë e ka fshehur këmbën e saj “të shëmtuar” me pantallona.
Ajo ishte e turpëruar nga këmba e saj e djathtë, pasi ajo ka ndaluar së rrituri në ritëm të njejtë si këmba e saj e majtë.

Kur ishte gjashtë vjeçare, ajo u diagnostifikua me një tumor të rrallë në kurriz, të quajtur ‘astrocytoma”.

Nervat që e lidhin boshtin e saj kurrizor me kombën e saj të djathtë janë dëmtuar gjatë operacionit për të hequr tumorin dhe kjo e ka lënë këmbën e saj më të shkurtër për 5 centimetra.

Në total, ajo ka bërë 19 operacione duke u munduar ta zgjasë këmbën.

Kirsty është quajtur me emra të ndryshëm nga shokët e shoqet e klasës dhe u bë e obsesionuar për të fshehë aftësinë e saj ‘të kufizuar’.

Sidoqoftë, në vitin 2017 Kirsty ka vendosur të amputojë këmbën dhe gjithë jeta e saj ndryshoi.

Ajo tani po e shfaqë këmbën e saj prostetike e teknologjisë së lartë, me shumë vetëbesim.

“Më në fund, marrja e vendimit për ta prerë këmbën ka qenë gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Ma ka ndryshuar gjithë vetëbesimin. Jam shumë krenare për këtë dhe falënderuese për jetën e re që më ka dhënë”, ka thënë Kirsty.

Këmba e re prostetike ka gjurin me mikro-procesorë që gjithashtu mund të manovrohet me telefonin e saj të mençur, që mund ta ndërojë gjendjen e këmbës për aktivitete si vrapim ose tenis.

Lini nje pergjigje