Pas pasurisë së milionerëve më të famshëm në botë fshihet ky sekret i madh i ‘femres’

0
328

Rreth 80 vite më parë, gazetari Napoleon Hill hulumtoi dhe krahasoi jetët e 500 prej njerëzve më të suksesshëm në Amerikë.

Gjetjet e këtij studimi u përshkruan në librin e tij bestseller “Mendo dhe bëhu i pasur”, në të cilin përshkruhen 13 principet themelore përmes të cilave çdokush mund të bëhet i pasur.

Principi i tij i 10-të, i quajtur “misteri i transmutacionit të seksit”, sugjeron se dashuria dhe pasioni janë elemente themelore në të qenit të pasur dhe të suksesshëm.

Hill shkruan: “Pasioni është forca më e fuqishme e natyrës. Burrat më të suksesshëm kanë aftësi mjaft të zhvilluar për të dashur-të gjithë meshkujt që kanë bërë pasuri janë influencuar nga një grua.”

Kjo po vërtetohet edhe sot një shekull më vonë. “Zgjedhja më e rëndësishme që do të bësh në karrierë është ajo se me kë do të martohesh”-u shpreh Sheryl Sandberg, pasuria e të cilit arrin 1.1 miliardë dollarë.

Studimi i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Uashingtonit gjeti se të pasurit një partner përkrahës rritë në masë të madhe shancat që ju të keni karrierë më të suksesshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here