Fitimet e Beyonce dhe Jay Z kapin 1 miliard dollarë, ja burimet e tyre

0

Beyonce dhe Jay Z janë çifti më i pasur? Kjo ndoshta nuk është shumë e çuditshme për ne pasi të gjithë e dimë që në llogaritë e tyre ka me milarda dollarë. Por ne asnjëherë nuk e kemi ditur se sa janë shifrat që ata fitojnë dhe burimet e tyre.

Më poshtë do të gjeni burimet e fitimeve të Beyonce the Jay Z:

Nga albumet dhe shitjet e këngëve solo

Kur bëhet fjalë për shitjet e këngëve solo deri më tani Beyonce ka fitual 26 milion dollarë, ndërkohë që Jay Z ka fituar 23 milion. Përsa u përket albumeve Jay Z ka arritur shifrën 27.5 milion dhe Bey 13 milion.

Gjithashtu nuk mund të harrojmë se Beyonce ka bërë shumë para edhe gjatë kohës që ishte pjesë e grupit Destiny’s Child.

Bey dhe Jay aktualisht janë duke zhvilluar turneun “On the Run II” prej të cilit do të marrin rreth 200 milion dollarë. Thuhet se në një shhfaqje ata fitojnë 5 milion. Rikujtojmë se Jay Z në vitin 2017 ka patur boom-in e tij dhe ka fituar 48.7 milion dollarë ndërkohë që Beyonce në 2016 ka fituar 256 milion dollarë duke e cilësuar turneun më fitimprurës.

Veç këtyre Beyonce ka bërë më shumë se 3 milion dollarë në paraqitjen e saj në Coachella 2018, ku perfomanca e saj zgjati 105 minuta, pra ka fituar 28.571 për minutë.

Markat

Nëpërmjet markës së saj Phoenix, koleksioni i saj goditi Top Shop duke shënuar shitje të mëdha. Veç kësaj me shitjet e parfumeve nën emrin e saj Beyonce ka shitur 400 milion $ aromë.

Përkrahjet kundrejt markave

Beyonce dhe Jay Z përdorin hashtag në rrjetet sociale ku tregojnë përkrahjen e tyre për një markë. Bey ka përkrahur marka si Armani e Tommy Hilfiger. Së fundmi ajo ka nënshkruar një marrëveshje prej 50 milion dollarësh me Pepsi.

Tidal & Roc Nation

Jay Z bleu Tidal për 56 milion dollarë por sipas Forbes ajo tani arrish shifrën e 600 milion dollarë. Edhe Bey zotëron një pjesë të Tidal dhe e bëri “Lemonade” ekskluzivisht pjesë të kësaj platformë duke siguruar shumë regjistrime nga njerëzit.

Projektet e ratësishme të Jay Z

  • Përveç Tidal Jay Z, ka fituar rreth 700 milion dollarë me firmën e tij Rocaëear, të cilën më pas e shiti për 204 milion.
  • Ai zotëron një zinxhir restorantesh të quajtur 40/40 club.
  • Zotëron shampanjën e quajtur Armand de Brignac.

Totali i pasurisë të përgjithshme në vlerë neto e Beyonce shkon 355 milion dollarë dhe Jay Z shkon 900 milion dollarë duke kaluar kështu 1 MILIARD!/Blitz.al/

Lini nje pergjigje