Çfarë po ndodh? Opozita gati të dorëzojë mandatet

0

Ditën e sotme i ftuar në studion e Fax News, ka qenë Kreshnik Çollaku, Kryetar i Grupit të Këshillit Bashkiak të PD-së i cili foli për çështje të rëndësishme dhe zhvillimet e fundit që po ndodhin në kryeqytet.

Loading...

Çollaku ka paralajmëruar për tjetërsimin e 4 pronave publike në Tiranë, të cilat do ti jepen bashkisë.

‘Është një sulm i paprecedent ndaj pronës publike. Ku do, ku ka prona publike të mbetura, ka një sulm, ka një projekt për ti grabitur, për pastrimin e parave.

Nesër është njoftuar një mbledhje e Këshillit Bashkiak në Tiranë, dhe në materialet e paraqitura, Bashkia e Tiranës propozon për këto 4 prona publike:

Reparti i pastrimi të fonderisë së Gizës, sipërfaqe me 350 m2

Një sipërfaqe në Kombinat, rreth 372 m2

10 mijë e 400 m2 në rrugën Hamdi Pepa

Reparti të Orëve të Ndërrmarjeve Metalike në Tiranë, pra pronë publike, po përgatiten tu jepen palëve të treta.

Çdo pronë e dhënë, mund të jepet vetëm me vendim të këshillit bashkiak, me një vendim me shumicë prej 3/5 të këshillit bashkiak. Përgjegjës për pronën publike në Tiranë, nuk është kryetari i bashkisë, as administratat e tij, është parlamenti i qytetit, në këtë rast Këshilli Bashkiak i Tiranës. Është qartësisht për ti grabitur këto prona, askush nuk e pengon kryebashkiakun të propozojë, por jo të vendos ai çfarë do.

Çfarë kanë bërë? Përgatisin 4 prona, asete publike, nuk e dimë se kush i merr, është një abuzim flagrant. Këta po grisini ligjet, duke tentuar ta kalojnë me një shumicë të vogël. A e dinë ata që po thyejnë ligjin? Sigurisht që po.’

Dhënia e territorit të Gardës së Republikës në administrim çfarë paralajmëron?

Paralajmëron një projekt mafiozë, për të kryer aktivitetin e tyre të paligjshme financiar. Është pastrimi i parave. Grada e republikës i është dhënë Bashkisë së Tiranë, si truall publik. Por duke parë precedentin e pronës publike,sistemi është i tillë,merret trualli, sajon alibira, diku teatër, park lojërash, dhe realizohen kulla. Marrin pronën publike, dhe ndërtojnë, kulla, dihet që ndërtimi i kullave është pastrim parash.

Prona e teatrit nga publike në private?

Ky është një debat fisnik, shoqëria civile meriton respekt. Ne si këshill bashkiak të zgjedhur nga qytetarët do të mbrojmë interasat e tyre. Interes i madh i Edi Ramës dhe Erion Veliaj, nuk është teatri, janë kullat, pastrimi i parave të pista. Ne deklaruam se nuk do të ta kenë kurrë votën tonë për tjetërsimin e teatrit. Kjo po shkrinë, po shkatërron këshillin bashkiak të Tiranës. Me këtë akt ata kanë shkrirë parlamentarin e Tiranës. Qeveria po shkarkon këshillin bashkiak.

 Kompetencat tuaja i kanë kaluar parlamentit duke iu referuar ligjit ‘Fusha’?

Kompetencat tona po tentojnë që ti grabisë parlamenti, qeveria nëpërmjet ligjit ‘Fusha’.

A vlejnë më mandatet tuaja si këshilltar bashkiak?

Nuk është sekret se kolegët, por dhe unë po mendojmë edhe hapjen e fundit dorëzimin e mandateve, sepse kur të shkarkojnë nga kompetencat është e kot që ta mbash. Ne po mendojmë dorëzimi e mandateve dhe nuk përjashtohet si mundësi. Ne mandate na i kanë dhënë qytetarët, do të nisim konsultat me qytetarët. A vlen ti mbajmë apo jo? Po e mendojmë këtë gjë. Jemi në vendimmarrje të këtij procesi.”

Djegia e mandateve do të kryet së bashku me LSI-në?

Ne kemi pasur qëndrime të njëjta për çdo problem, para se të mbërrinim tek ky vendim do bashkëbisedojmë. Por jemi në diskutimin e disa qëndrimeve. Unë nuk shikojë shumë hapësira, sepse në këtë pamundësi të krijuar dhe për ne është shumë e vështirë. Nëse i lëmë këto mandate, ne do ia dorëzojmë qytetarëve dhe më pas të merret Veliaj me qytetarët. Është një vështirësi e madhe për ne, por është sjellja e bashkisë, që na detyron të bëjmë këtë gjë. Nëse ne do të tërhiqemi, mandate do i dorëzojmë tek qytetarët.

Nëse nuk do hiqni dorë nga mandatet si do ta ndalni kalimin e pronës publike në private?

Ne detyrën tonë primare do ta bëjmë, edhe në varësit të asaj që kërkohet. Më pas kryebashkiaku do të përballet me qytetarët.

Zhvendosja e tregut për rrobat e përdorura, si ju duket?

Më duket një standard racist. Unë jam dakord që qytetit duhet të mobilzohet. Por një tregtar romë duhet të trajtohet në mënyrë të njëjtë. Më duket sikur është një ligj, i cili do të pastrojë këta njerëz, pa u konsultuar me komunitetin romë dhe egjiptianë.

Çfarë po ndodh në Tiranë rrugë të hapura, pa tabela orientimi gropa që hapen dhe mbyllen?

Është një teatër që po luhet në Tiranë. Nuk kemi informacion, 0 informacion, për çdo gjë që bëhet. Di të them që ka vetëm një angazhim të stafit të propagandës se sa shumë po punon Veliaj.  Është një teatër, që këta qofshin që nuk u vjen pështirë nga këto që bëjnë. Pra prodhohet fabula që kryetari i bashkisë po punon.

Loading...

Lini nje pergjigje