Balerini Kledi Kadiu vjen në Shqipëri për spektaklin gjigant

0
225

Edicioni i ri i spektaklit të kërcimit “Dance With Me”, vjen me surpriza të këndshme. Balerini i njohur shqiptar, që jeton në Itali, Kledi Kadiu vjen në Shqipëri për t’u bërë pjesë e jurisë së spektaklit.

Lajmin e ka dhënë vetë Kledi i ftuar në një emision italian, sipas Olti Currit, ku shprehet se do të rikthehet pas kaq kohësh në vendin e tij dhe se nga shtatori deri në dhjetor do të jetë i angazhuar me “Dance With Me”.

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar më herët se do të ketë një tjetër edicion të spektaklit të kërcimit në televizionin “Klan”, dhe se do të nisë më 10 shtator.

“Prova për Edicionin e 5 të “Dance With Me” në 10 shtator në radio televizionin Klan. Këto videot me kërcim i kam merak unë”, shkruante Alketa duke na treguar datën e fillimit të spektaklit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here