Në vetëm 6 muajsh largohen 3013 familje nga skema e ndihmës ekonomike në Kamëz

0

Në një periudhë kohore prej 6 muajsh largohen 3013 familje nga skema e ndihmës ekonomike në Kamëz. Bashkia Kamëz e 6-ta në vend për nga numri i popullsisë, bashkia me më pak familje të trajtuar me ndihmë ekonomike. Shkak i largimit të tyre është për mos paraqitje te zyra e punës të familjeve të larguara.

Loading...

Që prej vitit 2013,Zyra e punës është larguar nga sportelet e shërbimit në Bashkinë Kamëz dhe është zhvendosur në ambiente private që kanë shërbyer si shtabe elektorale të Partisë Socialiste deri më Shkurt të vitit 2017 dhe që prej kësaj kohe është transferuar në Zyrat e punës në Tirane,Shërbimi Social dhe mendohet që po të transferohet në Qëndrën Ditore Bashkia Tiranë.

Është handikap i hapur që qytetarët e Kamzës të marrin shërbim në Bashkinë e Tiranës, pranë zyrës së punës. Është njësoj sikur qytetarët e Bashkisë së Vlorës të marrin shërbim në Bashkinë e Fierit. Bashkia Kamëz i ka ofruar në mënyrë të përhershme Zyrës së Punës, Zyrë dhe ambiente të përshtatshme shërbimi në sportelet e ONE-STOP-SHOP-it,por këto ambiente nuk janë pranuar nga Shërbimi Social, por politikisht janë penalizuar këto familje dhe vazhdojnë të penalizohen.

Dhe Për vetë nivelin social të këtij grupi familjar,,të cilët e kanë të pamundur lëvizjen dhe paraqitjen në Laprakë e Tiranë,kërkojmë që Zyra e Punës të jetë në shërbim të familjeve dhe familjarëve në nevojë dhe të shërbejë në sportelet e One Stop Shop-it, Bashkia Kamëz Krahasuar me 5 vite më parë numri i familjeve që trajtoheshin me ndihmë ekonomike ishte rreth 7000 familje, ndërsa sot kemi rreth 700 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, që do të thotë rreth 10 herë më pak familje të trajtuara.

Loading...

Lini nje pergjigje