Këngëtari shqiptar ofron ndihmë për të lënduarit në Greqi: Telefononi për çdo gjë

0
195

eksa Greqia ka shpallur 3 ditë zie pas tragjedisë që i mori jetën më shumë se 60 personave, këngëtari shqiptar Claydee ka menduar që të japë edhe ai kontributin e tij duke ndihmuar sadopak njerëzit e prekur.

I prekur nga ngjarjet e fundit në Athinë, Claydee që ka zhvilluar karrierën e tij në Greqi  ka publikuar disa pamje nga zjarri dhe njëkohësisht ka ofruar ndihmën e tij.

Me anë të disa “stories” në llogarinë e tij në  Instagram, këngëtari i ka kërkuar ndjekësve të luten që kjo gjë të marrë fund.

Përveç lutjeve ai ofroi gjithashtu ndihmë për çdo njeri që mund të ketë nevojë për mjekë.

Në një nga “historitë” e tij në Instagram ai shkruan:

Në rast nevoje për ilaçe, farmacistët e “Megara” kanë çdo gjë që ju nevojitet. Telefononi drejtorin Xristo Lago për çdo gjë.”
Deri më tani numërohen rreth 60 persona të vdekur dhe 170 të plagosur. Viktima më e vogël e zjarrit ishte një foshnje 6 muajshe që vdiq nga asfiksia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here