‘Dështim i partive’/ Godet Manjani: Të paktën zv-ambasadori fut brenda dhe partinë që qeveris e vetme

0
414

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është treguar ironik në deklaratën e tij ndaj thënieve të sotme të zv/ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, David Muniz.

Me një reagim në Facebook, Manjani këmbëngul se ligji që Edi Rama kërkon të kalojë në Kuvend është anti-reformë dhe korruptiv.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

‘Dështim i partive’- paska thënë Zëvendës-Ambasada e SHBA.

Të paktën ky deklarim fut brenda edhe partinë që qeveris e vetme.

Se në kohën e ‘ambasadës’ fajtore ishte gjithnjë opozita.

Sidoqoftë, ai ligj që propozuan ishte dhe mbetet anti-reformë dhe nxitës i korrupsionit!

Këtë gjë nuk ka ambasadë apo zëvendës-ambasadë që ta mohojë, sepse kjo është e vërteta!

Ashtu siç është po aq e vërtetë se SPAK është armiku kryesor i qeverisë aktuale që ka çdo ditë një shkelje të rëndë ligji.

Ndaj mos krijimi i SPAK duhet kërkuar tek qeveria, që sot kontrollon çdo gjë!

Opozita, për të cilën mund të kemi vërejtje plot, nuk ka asgjë në dorë përveç se te ndalojë sa mundet projekte të tilla.

Ndalimi i këtij ligji dhe kthimi i fokusit tek kolapsi i drejtësisë është gjëja e duhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here