Artistë të rinj italianë performojnë në Tiranë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

0
175

Artistë të rinj nga Casertana, pjesetarë te Compagnia della Citta&Fabbrica Wojtyla, të cilët janë mirëpritur me performancën e tyre në Teatrin Kombëtar Eksperimental edhe në 2016-n, ku korrën sukses të jashtëzakonshëm, janë artistet e parë nderkombëtarë që shfaqen në mbështetje të nismës intelektuale në mbrojtje te historisë kulturore të Shqipërisë.

http://www.informazione.campania.it/caserta/216285-caserta-la-compagnia-della-citta-fabbrica-wojtyla-a-tirana-in-difesa-del-teatro-kombetar.html

 

Teatri Kombëtar, i ngritur në një ndërtesë historike, ndërtuar nga italianët në vitet ‘30, ka qenë këto dekada dëshmitar i rilindjes kulturore e këtij vendi, pas një periudhe të gjatë shtypjeje nga diktatura. Por ai rrezikon tani të shembet, për t’i bëre vend një projekti shumëfunksional me hotele, qendra tregtare e shërbimesh me sipërfaqe rreth 9o mijë metra katrore, ku përfshihet “edhe” një teatër i ri. Nisma ka hasur një rezistencë të fortë nga shtypi, si dhe institucione kombëtare e ndërkombëtare. Artistët italianë u bashkohen kështu atyre vendas në një refleksion të përbashkët mbi rrezikun e fshirjes së plote të historisë dhe kujtesës, në një qytet që tashmë po anon nga mosruajtja e asnjë dëshmie të rrugës së vështirë ku ka kaluar kultura e tij.

Apelit të të gjithë atyre që po përpiqen t’i mbushin mendjen presidentit Meta, kur ka mbetur edhe vetëm një javë që ai ka mundësi të rrëzojë ligjin, artistët e rinj të Fabbrica Wojtyla i bashkohen me nje ndërhyrje plot tinguj e fjalë këtë 24 korrik, në sheshin para Teatrit Kombëtar, nxjerrë nga shfaqja “Monodialogje” e autorit dhe regjisorit italo-shqiptar Patrizio Ranieri Ciu, vepra e të cilit ka kontribuar në ringjalljen e identitetit intelektual shqiptar. Njëkohësisht, një grup artistësh shqiptarë do ta interpretojnë tekstin edhe në shqip duke regjistruar kështu një simbiozë artistiike e intelektuale që është në fund të fundit edhe arsyeja e ekzistencës së teatrit.

Mjaft e veçantë do të jetë prania e një performance historike, një moderneje dhe një performance muzikore, si një përfaqësim i përvonës uiversale teatrore dhe i së drejtës për të ruajtur këtë histori. Kështu, simbolet e Napolit, Kampanjës dhe Italisë do të zbresin në Tiranë, si përfaqësues të Komedisë së Artit; origjina e Teatrit, aktori i zi, si përfaqësues i avanguardës dhe Zëri i Jugut me këngët tradicionale dhe disa pjesë moderne, të ndërkallura mes së shkuarës dhe të tashmes, si metaforë e Teatrit Kombëtar, që ka qenë, është dhe duhet të jetë zemra e muzikës, kërcimit dhe teatrit shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here