Video live/ Basha: Ja propozimet tona për zgjidhjen e krizës…

0

Kryetari i opozitës Lulzim Basha po jep një deklaratë për shtyp lidhur me ligjin e Magjistraturës, që duhet të kalonte sot në Kuvend me 3/5 e votave si dhe mënyrën sesi kryeministri Edi Rama po e kap drejtësinë.

Loading...

Basha bëri të qartë se ky ligj ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës pasi qëllimi ka qënë kapja e magjistratëve të ardhshëm.

Basha tha se kjo shkollë synohet të jetë si një shkollë partie nga Rama.

Sikuse ne dhe për një minutë të mbyllnim sytë, – tha Basha, – dhe t’ua jepnim votat, a do ta zgjidhte kjo problemin që vendi sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese?!

Si mund të dilet nga ky kolaps:

E para t’i qëndrojmë besnikë konsensusit të korrikut. Ne i kemi bërë disa nga propozime.

Së dyti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në Prokurori. Paligjshmëria ka kapluar gjithë piramidën e prokurorisë që ka çuar në emërime të paligjshme.

Së treti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë me anëtarët e jashtëm të KLGj e KLP dhe duke ëprsëritur sipas ligjit, procedurën e zgjedhjes. Sepse procesi kundër ligjit është i pavlefshëm.  Anëtarët e KLGj dhe KLP duhet të zgjidhen jo sipas qejfeve të mazhorancës.

Së aktërti, zgjidhja e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese që ajo të bëhet funksionale. Asgjë s’e ndalon Edi Ramën që siç po shemb Teatrin, të fusë në burg këdo. A mendoni se ka një instrument sot që e përdor Edi Ramën që të fusë në burg këdo që mban ngjyrën portokalli? Nuk e kam pyetje retorike.  Ai bën ligj psh kush mban veshur ngjyrë portokalli, duhet futur në burg! Deri dje e pengonte Gjykata Kushtetuese, po sot, kush e pengon?! Deri dje Gjykata e ndalonte dhe hapte procedim penal, kurse sot, nuk ka.psh, sot vendimi i tij mund të ketë të bëjë me pronar, kursimet, dyqanet… Ky ëhstë kufiri midis demokracisë dhe diktaturës.

Ndërprerje e menjëhershme e procesit të njëanshëm në Veting. Shembull epik kemi ratsin e gjyqtarit të ish-diktaturës që është një shërbëtor i Edi Ramës. Këto janë pikat kryesore krahas një komisioni të balancuar dhe të paanshëm për të verifkuar sistemin e drejtësisë.

Por, ata që e sollën vendin në këtë pikë duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata kanë emër e mbiemër.

 

Loading...

Lini nje pergjigje