Talenti shqiptar në formacionin e javës në Zvicër

0

Një talent tjetër shqiptar duket se do të lërë gjurmë në kampionatin zviceran.

Loading...

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Ton Domgjoni, i cili ka arritur të shkëlqejë me ekipin e tij Zyrih.

Lojtari me origjinë shqiptare ka dhënë një asist në fitoren 2-1 të ekipit të tij Zyrih përballë Tun.

Nuk ishte vetëm asisti që ai dha, por edhe loja shumë e qëndrueshme e 19-vjeçarit në mesfushë duke ndërprerë mjaft aksione dhe duke bërë disa hapje të bukura loje.

Nga kjo paraqitje lojtari ka përfunduar menjëherë në formacionin më të mirë të javës sipas “Blick”.

Domgjoni është një tjetër talent shqiptar që përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, të paktën deri tani. Ai ka luajtur 5 ndeshje me përfaqësuesen U-19.

Loading...

Lini nje pergjigje