Pas bojkotit të seancës parlamentare, Basha pritet që të…

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është në diskutim me Grupin parlamentar të PD-së lidhur me kolapsin ku është futur sistemi i drejtësisë në vend me mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe organet e reja të drejtësisë.

Loading...

PD-ja nuk hyri sot në Kuvend, në seancën e fundit, ku mazhoranca kishte futur sërish për votim me 3/5 e votave, ligjin për Magjistraturën edhe pse nuk i kishte votat për ta kaluar.

LSI-ja iu bashkua bojkotit nga ana e PD-së, pasi tha fjalën e saj në Kuvend, ku e cilësoi skandaloze situatën e krijuar nga mazhoranca në sistemin e drejtësisë, vakumin e madh në gjykata dhe ku bëri thirrje që Kuvendi të mos shpërndahej derisa të zgjidheshin të gjitha problemet e sistemit të Drejtësisë.

Nga ana tjetër, kreu i komisiont të Ligjeve, deputeti i LSI Ulsi Manja tha se nuk kishte kurrfarë kolapsi në sistemin e drejtësisë dhe se gjithçka pritej me nisjen e Vetingut.

Pritet që kryetari i opozitës Lulzim Basha të dalë me një deklaratë shtypi pas mbledhjes së Grupit parlamentar demokrat.

Loading...

Lini nje pergjigje