Nuk përmbahet Neritan Liçaj: Aktorët nuk shiten, qëllimi i Ramës të marrë tokën

0

Aktori i famshëm i teatrit dhe kinematografisë Neritan Liçaj ishte sot në studion e #thuajemepepsi.

Neritani apo siç e thërrasin miqtë e tij më të afërt, Neri, foli edhe një herë për dashurinë e tij të parë, për atë që e quan me plot gojë shtëpinë e tij, teatrin.

“Teatri është një magazinë ku brenda mban ilaçet që kurojnë çdo lloj sëmundje” -u shpreh ai me emocion gjatë programit, për këtë arsye shkatërrimi apo shndërrimi i tij do të ishte fatal për ata që ushqehen me këtë art.

Çështja e teatrit kohët e fundit është shndërruar në një problematikë rozë e cila shpeshherë keqpërdoret nga grupe me mendësi diktatoriale të qeverisë shqiptare, për të manipuluar të vërtetën e luftës së aktorëve.

Beteja për godinën e teatrit sipas Neritanit është kthyer në një çështje të ulët shit-blerjeje ndërkohë që kjo e fundit është një gënjeshtër e madhe.

“Aktorët nuk janë siç mendojnë njerëzit, të degjeneruar, nuk shiten, nuk blihen, nuk janë legena. Këto janë të gjitha lojra të një propagande të ndyrë që unë nuk e di se kujt i shërben, ndoshta vetëm Kryeministrit për qëllimin e tij të vetëm, për të marrë tokën” -përfundoi aktori.

Lini nje pergjigje