Ja si u prangosën ‘skifterët’ dibranë, kishin vjedh…

0
153

Komisariati i Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, falë një punë të mirëorganizuar, gjatë ditës së sotme kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “Maqellara”, ku u bë ndalimi i

Resmi Jakim, 31 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë ( i dënuar më parë për vjedhje)

Egert Jakimi, 27 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. R., 24 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

Ndalimi i tyre dhe shpallja në kërkim i një tjetri u bë pasi , më datën 22. 07. 2018, rreth orës 02.30, të natës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi nafte prej rreth 60-litrash në fshatin Erebarë në automjetin kamion në pronësi të E. L. si dhe kanë tentuar të vjedhin në fshatin Burim, Maqellarë banesën e F. L.

Policia e Dibrës menjëherë pas njoftimit të marrë për dy ngjarjet e lartpërmendura kanë organizuar punën duke ngritur një pikë postblloku të befasishme ku autorët nuk u janë bindur punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz”.

Në vijim të veprimeve policore dhe hetimore rezulton se ky grup të jenë edhe autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera dhe konkretisht…

Më datë 29. 04. 2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit O. Xh., banues në Maqellarë.

Më datë 29. 04. 2018, kanë vjedhur një viç në ahurin e bagëtive të shtetasit F. J., banues në Maqellarë.

Më datë 25. 06. 2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit Q. S., banues në Melan.

Më datë 19. 07. 2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F. L., banues në Maqellarë.

Janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale:

Një automjet tip “Benz”, 3 bidonë plastik, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular .

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprat penale të “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Vjedhjes” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publike” të parashikuar nga nenet 134/2, 134/2-22 dhe 242 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here