E krahasuan me Klaudia Pepën për zhveshjen, moderatorja i kthehet keq fanses

0
190

oderatorja e njohur e emisionit “Thumb”, Aulona Musta, është larguar këto ditë nga Tirana për të shijuar disa ditë pushimi në Kubë. Ajo ka udhëtuar së bashku me bashkëshortin dhe ka ndarë me ndjekësit foto e video të shumta, ku tregon se po i shijon pushimet në maksimum.

Aulona ka pozuar shpesh nga deti me bikini, duke treguar trupin tepër të palestruar dhe në formë. Mirëpo një fanse i ka lënë asaj një koment jo fort të këndshëm.

“Po ç’ke moj Aulona, të zuri dhe ty vipllëku? Ju ka zënë adoleshenca me vonesë më duket, si ti dhe ajo Klaudia Pepa. Po keni qenë shumë të mira mi, ç’patët?”- i shkruan ndjekësja, të cilës Aulona nuk ja ka përtuar me përgjigjen, siç mund ta shihni në foton e ruajtur nga ‘Intv’.

“Adoleshencën e kam pasur gjithmonë me vete dhe do ta kem deri në fund të jetës. Tani thjesht kam më shumë vetëbesim dhe e dua më shumë trupin tim. Gjynah kush nuk e kupton dhe e provon këtë ndjesi. Të përshëndes.”- ka shkruar moderatorja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here