Deklarata bombë e Luan Ramës: Foli specialisti i kapsëllëkut

1
509

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama në një deklaratë për median për të sqaruar kontaktet e sotme lidhur me gjetjen e një konsensusi për ligjin e magjistraturës.

Me indinjatë Luan Rama tha se Ulsi Manja ndërhyri në mënyrë absurde si specialist i kapsllëkut.

Konferenca për shtyp e Zëvendëskryetarit të LSI-ë, Luan Rama

Jam i detyruar të shpreh keqardhjen që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë e mbylli sesionin e vetë parlamentar pa mundur të ngrihet dot as në minimumin e nivelit të përgjegjësive dhe të angazhimeve të veta si institucion sovran që shpreh dhe ushtron në mënyrë kushtetuese vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Pikërisht për ta kthyer veprimtarinë e Kuvendit që të fokusohet dhe të investohet tek zgjidhja e çështjeve prioritare propozova sot në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim rikthimin te dialogu politik jo si kërkesë vetëm e imja, apo e LSI-së, por pikësëpari si një shenjë përgjegjësie për t’ju përgjigjur interesit të qytetarëve shqiptarë, por edhe si reflektim ndaj kriterit të parë që është i trajtuar dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në rekomandimet e fundit të Këshillit Europian për të rikthyer dialogun dhe besimin e ndërsjelltë politik në Shqipëri, sepse pa dialogun politik dhe pa klimën e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve politik parlamentarë, Shqipëria nuk do të mund të mbërrij dot të çelë negocitat me Bashkimin Europian. Dhe pikërisht për tu fokusuar te problemet e rëndësishme që kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi, mendova dhe gjykova unë, por edhe në emër të LSI, sepse unë nuk kam folur në emrin tim personal, që sot ishte dita e një reflektimi të madh për tju përgjigjur këtij interesi dhe këtyre prioriteteve me seriozitet, me angazhim, dhe natyrisht edhe me përkushtim. Kam qenë gjatë gjithë ditës në kontakt të vazhdueshëm dhe në përpjekje për të mundur të mbërrinim në një zgjidhje me Kryetarin e Kuvendit, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, me Kryetarin e Partisë Demokratike, por në mënyrë absurde, provoktative dhe me një gjuhë aspak të denjë u shfaq në këtë skenë të teatrit politik edhe Ulsi Manja, i cili na u prezantua sot edhe si specialist i kapsllëkut. Seç deshi dhe seç pati Ulsiu që hyri për ta provokuar këtë përpjekje për të mundur që të mbërrinim në një zgjidhje është çështje e tij, por ta lexosh apo ta perceptosh përpjekjen për dialog, përpjekjen për normalitet dhe për të zgjidhur problemet e mëdha të Reformës në Drejtësi si kthim mbrapa të Reformës në Drejtësi, do të thotë jo vetëm lajthitje në objekt, dhe meqë është jurist Ulsiu e kupton këtë gjë, por për fat të keq kemi të bëjmë edhe me lajthitje në subjekt. Deklaratat provokative dhe gjuha arrogante natyrisht nuk i shërben interesit publik, interesit qytetar dhe interesit të jetësimit, ashtu siç është nisur në fakt Reforma në Drejtësi. Askush nuk është kundër Reformës në Drejtësi dhe kjo është e gjitha një spekullim i madh. Askush nuk është kundër Vettingut dhe në mënyrë të veçantë LSI e ka demonstruar këtë me qëndrimet e veta konsenguente, transparente dhe institucionale, por ta keqinformosh dhe ta keqpërdorësh shqetësimin për të zgjidhur një problem që është i madh, që është një problem në kushtet e një emergjence kombëtare, siç është mosfunksionimi i një mori institucionesh të Reformës në Drejtësi dhe ta fshehësh këtë prapa spekullimit se këta duan të ishte Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e Lartë, kjo është jo vetëm spekullative, por është shqip fare poshtërësi. Natyrisht askush nuk kërkon, askush nuk do, dhe askush nuk i merr në mbrojtje gjyqtarë të korruptuar apo gjyqtarë që përmes procesit të Vettingut rezultojnë që kanë probleme të mëdha me integritetin, me profesionalizmin dhe me ligjin. Por kur projektohet zbrazja e vendeve që kanë zënë njerëz të korruptuar, duhet të ishte projektuar edhe se si do të zëvendësohen këto vende. Që sot, ne të mos ishim pa Gjykatë Kushtetuese. Pra, të mos ishim natyrisht me Gjykatën e Vjetër, por duhet të kishim Gjykatën e re Kushtetuese me të zgjedhurit përmes një procesi transparent dhe ligjor të Vettingut. Se i hoqën apo I hoqi Vettingu ata që duheshin hequr, nuk tha njeri gabim. Por problemi shtrohet. Kush i zëvendëson? Si i zëvendëson? Prandaj propozuan në nonsens kushtetues, juridik, logjik amendamentet për të bërë disa ndryshime në ligjin për statusin e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve që KLD-ja, pra Ish-Këshillii i Lartë i Drejtësisë së dikurshme apo Prokuroria e Përgjithshme të mund të emërojnë në kundërshtim me ligjet që janë pjesë përbërëse e Reformës në Drejtësi magjistratët që kanë kryer shkollën. Po kush e pengon këtë gjë? Dhe pikërisht këtë doja unë të inicioja sot që të hynim në një proces zgjidhje të të gjithë problematikës që reflekton Reforma në Drejtësi. Dikush nuk mund ti pëlqejë, dikush edhe mund të nënqeshë, por është e pafalshme dhe madje është skandaloze që Shqipëria sot është një vend pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe shumë shpejt do të jetë edhe pa gjykatat e apelit, edhe pa gjykatat e tjera, të cilat edhe ashtu siç janë nuk janë në punë, dhe ashtu siç janë nuk bëjnë drejtësi dhe e gjitha kjo në fund të fundit është pasojë e arrogancës, e papërgjegjëshmërisë, e abuzivizmit dhe e përpjekjes së kësaj mazhorance për të kapur sistemin e drejtësisë. Meqë Ulsiu e ka të lehtë dhe e zgjidh këtë problem me Kushtetutë siç tha, atëherë ç’lind nevoja këtu për votat e opozitës?! Le ta zgjidh Ulsiu siç zgjidhi problemin e Arta Markut, le ti emërojë edhe këta me 69 vota siç emëroi Arta Markun dhe pastaj le të shkojnë të mburren dhe të na mbajnë ligjërata për sukseset e Reformës në Drejtësi. Unë nuk e paragjykoj dialogun dhe as nuk i trembem, e as nuk kompleksohem prej askujt që më vjen përballë në dialog institucional, kushtetues, transparent dhe ligjor. Natyrisht mazhoranca zgjodhi që të shkojë me pushime, punë e saj, por unë vazhdoj ta konsideroj absurde dhe papërgjegjshmëri të plotë të shkosh me pushime kur sistemi i Drejtësisë është në kolaps, kolaps, që do të sjell pasoja edhe më të rënda në ditët në vijim, jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por për standardet e drejtësisë në Shqipëri dhe gjithashtu do të krijojë komplikacione edhe më të rënda për vetë funksionimin e institucioneve shtetërore. Sepse imagjinoni të kishim atë realitet të disa viteve më parë, kur u nënshkrua marrëveshja e famshme për hapësirën apo kufirin detar midis Shqipërisë dhe Greqisë, imagjinoni që ajo marrëveshje të nënshkruhej sot dhe të mos kishim Gjykatë Kushtetuese që do të mund ta shqyrtonte. Pra mjafton vetëm ky fakt dhe vetëm ky rast për të kuptuar që Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe gjithë sistemi është lënë të jetë jashtë funksioninit për qëllimet e mbrapshta të një kaste kriminale. Është kjo arsyeja që nxitohet dhe me ligjin e Teatrit, i cili duke mos qenë Gjykata Kushtetuese në funksionim, natyrisht i është lënë të trajtohet nga një jurist si puna e këtij Ulsiut, se mirë të tjerët por që të mos e kuptojë Ulsiu se çfrë do të thotë për një shtet të së drejtës, që aspiron të jetë anëtar i BE, për një shtet anëtar të NATO-s, të mos ketë gjykatë kushtetuese, të mos ketë gjykatë të lartë, të ketë një sistem drejtësie jo funksional të kapur, të terrorizuar dhe të korruptuar, atëherë këtu nuk bëhet fjalë më për logjikë normale por bëhet fjalë për lajthitje politike, juridike dhe qytetare.

 Z.Rama, gjatë konferencës së sotme për shtyp, Z.Basha tha se, propozimi juaj për dialog dhe përgjigja e z.Ruci që ishte në pritje të PD-së, ngjante me një skemë të vjetër të Sigurimit. Cili është komenti juaj?

E para nuk kam folur për dialog me qeverinë, e thashë dhe po e rithem, dialogu si institucion dhe diaologu midis aktorëve si institucion duhet të jetë funksional sepse kjo është shenjë jo vetëm e emancipimit politik, jo vetëm e përgjegjshmërisë politike por është shenjë e një qasjeje apo e një sjelljeje europiane edhe në politikbërjen në Shqipëri. E dyta më konkretisht, nuk e kam dëgjuar se çfarë ka thënë z.Basha por di të them këtë gjë, që nuk ndajmë asgjë ndryshe jo vetëm me z.Basha por me të gjithë frontin opozitar dhe me shumicën e qytetarëve shqiptar kur është fjala për funksionimin e shtetit të së drejtës, për zbatimin  e ligjit dhe për të ndarë përfundimisht kapjen politike që i është bërë sistemit të drejtësisë dhe për të mos lejuar që ky proces i rëndësishëm siç është reforma në drejtësi, të përdoret për të bërë seleksionim politik, përzgjedhje politike apo edhe ndëshkim politik të atyre që janë subjekt i ligjit në këtë rast. Natyrisht kush mund të thotë sot që sistemi i drejtësisë nuk është në kolaps? Kush mund të thotë sot që Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë është në punë? Kush mund të thotë sot që në gjykatat e vendeve të tjera apo në prokurorori janë strukturat në punë në zbatim të ligjit? Askusht nuk mund ta thotë sepse kjo është e vërteta. Dhe  e vërteta është vetëm një: Sistemi i drejtësisë është në kolaps total. Dhe këtu do të jemi, keni për të parë që pasojat  do të vijnë gjithnjë e duke u rënduar  dhe kostot do të vijnë gjithnjë duke u rritur  sepse e gjithë ajo çfarë është projektuar, është projektuar më shumë për ta përdorur atë për demagogji dhe për të kërcënuar dhe kanosur të tjerët sesa  për ti dhënë Shqipërisë sistemin e drejtësisë që kërkon një shtet modern i të drejtës. Shkoni nëpër gjykata, shkoni në prokurori dhe shikoni, kush është në punë dhe sa janë në punë. Të gjithë presin sesi do të buzëqesh njëri apo tjetri nga anëtarët e komisioneve të Vettingut dhe natyrisht ata që ia kanë bërë vendin, presin rradhën të shkojnë atje ku ju takon dhe të mos qëndrojnë aty ku ju takon. Ka dhe nga ata që thashë shprehin shenja devijacioni apo  deformimi të çuditshëm që thonë sistemi i drejtësisë është në punë. Që sistemi i drejtësisë është funksional, që reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme dhe e fshehin reformën në drejtësi vetëm pas Vettingut i cili është një proces. Sot që flasim jo vetëm nuk është gjykata kushtetuese në punë, jo vetëm nuk ka gjykatë të lartë, jo vetëm janë të paralizuara dhe një pjesë e gjykatave të apelit, jo vetëm jashtë funksionit një pjesë e gjykatave të nivelit të parë por jemi dy vjet pas ndryshimeve kushtetuese që i çelën rrugën reformës në drejtësi dhe sot nuk janë krijuar institucionet kryesore  të reformës në drejtësi. Kur ligji parashikonte afat deri në 8 muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese që duhet të ishin krijuar. Sot nuk është krijuar KLGJ, KLP nuk bëhet fjalë për SPAK-un dhe të tjera. Nuk funksionon KED dhe KEP , shto këtu dhe gjykatat që i përmenda. Atëherë kush është ky idiot që merr guximin dhe thotë, sistemi i drejtësisë funksionon në përputhje me parametrat që kërkon shteti i së drejtës në zbatim të kushtetutës.Epo ja që ka edhe të tillë, nuk ke çfarë i bën.

Pse kërkuat konsensus apo dialog pikërisht tani dhe jo më parë?

E para nuk ka ndonjë rradhë se kur duhen thënë gjërat që gjykojmë që janë të rëndësishme. E dyta e kemi kërkuar këtë në vijimësi, si institucion dialogun dhe jo si Pazar. Se nuk janë çështje pazaresh çështjet e reformave  të rëndësishme siç është reforma në drejtësi. E kemi kërkuar dialogun si institucion midis të gjithë aktorëve politik parlamentar, dhe midis mazhorancës dhe opozitës, jo vetëm midis mazhorancës dhe LSI. Sepse LSI, i ka dhënë votat kur është dashur të miratohen një mori ligjesh me 84 apo 86 vota. Dhe sjellja e mazhorancës që është sot në qeveri, ka qenë e njëjtë, abuzive, arrogante  dhe e papërgjegjshme. Prandaj mbi bazën e precedentëve që janë kthyer në vijësjellje nga kjo mazhorancë, e shfaqur dhe sot që shkon me pushime kur drejtësia është në hall të madh. Është krejt normale që të bëhesh skeptik sepse në fund të fundit, unë jam dakord me atë që tha z.Basha që këtu mungon besimi. Dhe që të rikthehet besimi kërkohet hap konkret, sjellje konkrete, angazhim konkret dhe  real, i sinqertë dhe transparent për të shkuar te zgjidhje që i bëjnë mirë vendit dhe jo njërit krah apo krahut tjetër, njërës palë apo palës tjetër. Pastaj për vlerën që ka LSI për integritetin e saj në artikulimin  e qëndrimeve politike pa kompleksuar nga qasja e të tjerëve, kjo ka qenë dhe mbetet konstante e pandryshueshme e angazhimit politik, publik dhe e sjelljes politike dhe publike të LSI-së.

A ishte kërkesa juaj sot, shprehje e përgjegjësisë së përbashkët të votës së dhënë dy vite më parë?

Kërkesa ime sot ishte reflektim mbi të gjithë çfarë ka ndodhur në dy vjet që kur janë miratuar ndryshimet  kushtetuese  por kërkesa ime sot ishte dhe reflektim mbi bazën e rekomandimeve dhe të kritereve që kanë të bëjnë me çeljen e negociatave  të Shqipërisë me BE. Ashtu sikundër, kërkesa ime sot dhe kur them imja kam parasysh e LSI-së, ishte krijimi i një mundësie që Kuvendi ta mbyllte sesionin me faqe të bardhë dhe jo për turp dhe me faqe të zezë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Manja plehra eshte perfaqsuesi tipik i katundarllekut te ardhur ne pushtet.
    Duket te jete nga ata njerez qe, pavaresisht se mundohet te paraqitet si njeri i ligjit (vetem injorantet e kalibrit te tij mund ta besojne), nuk ka minimumin e kurajos te thote jo per ato gjera qe nuk shkojne mire. Bile eshte nga ato peder…… qe i thone kryetarit “…. na fal o kryetar se te kam kthyer edhe kurrizin…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here