Alibeaj me ton të ashpër: Qeveria përgjysmoi pagat e organeve të vettingut, ja arsyeja…

0
188

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur se Partia Socialiste përgjysmoi organikën dhe pagat e organeve të vettingut në mënyrë që ti vendoste këto institucione nën presion.

“PS përgjysmoi organikën dhe pagat e organeve të vettingut në mënyrë që ti vendoste këto institucione nën presion, vetting është nën tutelën e pushtetit”, ka thënë Alibeaj, i ftuar në studion e News 24.

Ndërsa sot pritej që në Kuvend të votohej ligji për shkollën e Magjistraturës, kreu i PD dhe grupi i tij parlamentar nuk morën pjesë në seancën plenare.

Ndërkohë, i pyetur se a nuk do ta ndihmonte ligji i magjistraturës procesin e vettingut nëse PD-ja do ta kishte votuar, Alibeaj është shprehur se edhe po të ishte votuar ligji, magjistratët e rinj që e mbarojnë shkollën sot, dhe do të emërohen po ashtu në organet e drejtësisë, atyre do u duhet 13 ose 15 vite për tu bërë pjesë e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Po ngulmojnë të shkolla e magjistratures sepse ajo është porta e vetme nga ku rekrutohesh për gjyqtar dhe prokuror”, është shprehur Enkelejd Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here