Të hënën nisin shirat. Reshjet do të shoqërohen edhe me…

0
336

Sot pasdite nuk priten reshje, njoftoi IGJEUM në mesditë, por nesër, të hënën, më 23 korrik,  priten të fillojnë reshje gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të vendit ato do të jenë mesatare dhe lokalisht deri intensive. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.

Të hënën, dt.23, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 32 °C

në vendet e ulëta: 20 / 31 °C

në vendet malore: 15 / 28°C

Sot pasdite (e diel, dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës (për momente të shkurtra deri e fortë).

ImageImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here