Skandal/ Lali Eri “promovuesi i gjelbërimit” i vë kazmën moratoriumit

0
162

Moratoriumi 10-vjeçar për ndalimin e prerjeve të pyjeve, i vendosur nga ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, duket se nuk pi më ujë.

Që prej shkurtit 2016, koha kur hyri në fuqi moratoriumi, asgjë nuk ka ndryshuar me shfrytëzimin barbar të pyjeve. Me leje dhe pa leje, dhjetra hektarë pyje janë prerë ndërsa në shumicën e rasteve janë arrestuar veç shoferë që transportonin.

Por më e rëndë është situata kur vetë institucionet shtetërore shkelim ligjin hapur. Madje institucionet lokale përdorin tenderat publikë për të prerë pyjet.

I tillë është rasti me Bashkinë e Tiranës, që ka për kryetar “promovuesin” më të madh të gjelbërimit, Erion Veliaj.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tenderi që ka bërë Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, një institucion në varësi tëdrejtpërdrejt të Bashkisë së Tiranës, për të prerë pyje.

Po, po për të prerë pyje, në dy nga zonat më të bukura të qarkut tëTiranës; në Fag dhe Pezë. Në dokumente thuhet se APR ka kërkuar një subjekt privat që të presë plot 398 metër kub dru në këto dy ekonomi pyjore.

Agjencia ka akorduar plot 14 milionë lekë, që do t’ia japë njësubjekti privat, ndërsa nga ana tjetër do tësigurojë edhe drutë. Objekti i kësaj kontrate është “prodhim i lëndës drusore”, por në fakt duhet të jetë“shkatërrimi i pyjeve”.

Mësohet se kohëzgjatja e kontratës është deri në 31 dhjetor 218. Në dokumente thuhet se kërkohet të prihet lëndë drusore në ekonominë pyjore “Fag”, ngastra nr. 57/a, 58/a, dhe 123, 124/a, 125/a, sasia 1 400 m3.Gjithashtu, edhe në ekonominë pyjore “Pezë”, ngastra nr. 23, 25, sasia 2 568 m3.

Bashkia e Tiranës thotë se kërkohet trajtimi me prerje ripërtëritëse, rigjeneruese i ngastrave pyjore. Prerja do të fillojë gjithmonë nga lart-poshtë dhe asnjëherë nga poshtë-lart, duke zbatuar të gjitha rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes në punë. Sipas saj, drurët me diametër deri 15 cm do të priten rrafsh me sipërfaqen e tokës dhe kur diametri i tyre është mbi trashësinë 15 cm, lartësia e cungjeve mbi sipërfaqen e tokës, nuk duhet të jetë më shumë se 1/3 e diametrit.

Veliaj nuk është i vetmi kryebashkiak që ka bërë një shkelje të tillë. Pak kohë më parë, Bashkia e Librazhdit, me në krye Kastriot Gurrën, i zgjedhur nga radhët e socialistëve dhe i besuari i Taulant Ballës bëri tender për prerjen e pyjeve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here