Plagosën 25 vjeçarin me thikë në Bilisht, dyshohet se…

0
149

Policia e Devollit ka shpallur në kërkim dy persona si autorë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e djeshme në Bilisht ku mbeti i plagosur me  thikë një 25-vjeçar.

Sipas policisë në kërkim u shpallën A.A, 22 vjeç dhe M.A, 21 vjeç të dy banues në fshatin Kuç-Devoll.
25-vjeçari me iniciale E.M ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe bënë shpalljen në kërkim për shtetasit:
A.A, 22 vjeç dhe M.A, 21 vjeç të dy banues në fshatin Kuç-Devoll.
Pasi më datë 21.07.2018, këta shtetas, në Bilisht për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin E.M, 25 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here