Përplaset në Itali makina me 5 shqiptarë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

0
258

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari dhe plagosjen e katër të tjerëve ka ndodhur në Itali këtë të dielë në zonën mes Tuscania-s dhe Montalto-s. Mediat italiane raportojnë se makina tip “Golf” është përplasur me një pemë. Brenda ndodheshin pesë persona, të gjithë shqiptarë.

Sipas autoriteteve, viktima ka ndërruar jetë pak çaste pas përplasjes, ndërsa katër shqiptarët e tjerë janë të gjithë të plagosur rëndë.

Në ndihmë të tyre janë dërguar dy helikopterë dhe dy ambulanca, ndërsa karabinierët janë duke hetuar për të zbuluar shkaqet që çuan në përplasjen e makinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here