Letra e Spahos: PD nuk do të çojë anëtarë në nënkomisionin parlamentar. Është farsë!

0
168

Partia Demokratike ka bërë publike letrën që kreu i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho i ka dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi ku thuhet se nuk do të marrin pjesë në nënkomisionin për vettingun në polici.

‘PD nuk do të çojë anëtarë në nënkomisionin parlamentar për mbikëqyrjen e vettingut në polici. Është farsë!’, shkruhet në letrën e Spahos.

Gjatë ditës së sotme SYRI.net raportoi për këtë fakt.

Sipas PD, që kur maxhoranca miratoi ligjin për vettingun në Policinë e Shtetit, Partia Demokratike e cilësoi atë si një mekanizëm fasadë i Qeverisë që, me propagandë, të mbulojë lidhjet e Qeverisë me krimin e organizuar, të mbajë nën kontroll politik dhe të realizojë spastrime politike në Policinë e Shtetit.

Argumenti kryesor i opozitës për ta cilësuar procesin e vettingut në polici si farsë, ishte mospranimi i propozimit thelbësor të PD, që vettingu në radhët e Policisë së Shtetit të fillojë nga drejtuesit politikë, duke nisur me Ministrin e Brendshëm.

ImageImage

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here