Ironizon këngëtari Erioni Korini për plazhet, por ja çfarë i tha biznesmeni…

0
175

Këngëtari Erioni Korini në një shenim në rrjetet sociale pasi ka shkuar për një ditë pushimi në plazhin e Semanit ka ironizuar edhe me mbështetjen që u jep shteti biznesmenëve të paktë lokalë që popullojnë zonën. Në shënim e tij në rrjetet sociale ka publikuar dialogun me njerin prej pronarve të lokaleve të plazhit.

Ja shënimi i tij në rrjetin social facebook:

Te djelen e kaluar isha ne plazhin e Semanit dhe teksa pija kafen ne nje nga lokalet erdhi dhe u ul me mua edhe i zoti i lokalit duke qene se jam i zones nuk vuajme nga komplekset njihemi apo jo se me siguri pasi te prezantohemi mund te dalim edhe kushurinj.

E pyeta per sezonin dhe nuk ishte fort i kenaqur , e pyeta a ndihej dora e pushtetit lokal me tha poooo  ????

Vijne tha vijne shyqyr marrin taksat !
I thashe por cfare taksash paguan jam kurioz?

Me thote : taks pastrimi edhe pse e pastroj dhe i transportoj vet mbeturinat , taks ndricimi edhe pse jam me gjenerator , taks per shfrytezim pusi edhe pse e kam hapur vet , taks gjelberimi edhe pse ketu ca sheh ka mbire vet  ???? ????
Ore zoteri i thashe pse nuk ankohesh pse nuk mblidheni dhe te protestoni ?

Jo ore tha tna vijne e tna mbyllin lokalet fare
Epo mire i thashe hajde gezuar, nga shpia si keni qene ?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here