Horoskopi i datës 23 korrik 2018

0

Dashi

21.03-20.04

Keni rastin e artë të zhvilloni një projekt kreativ në kushte shumë private brenda shtëpisë. Mos ia tregoni askujt këtë projekt para se ta finalizoni. Në këtë mënyrë nuk do të rrezikoni të përballeni me kritika për kryeveprën tuaj. Besoni më shumë instinkteve. Ato do t’ ju ndihmojnë të krijoni diçka shumë të bukur. Nëse gjithmonë keni dëshiruar të merreni me garnitura apo dekorime gotash është koha e duhur të filloni. Punoni me mjete që ju stimulojnë imagjinatën.

Demi

21.04-20.05

Do të inkurajoheni shumë nga një grup artistësh. Sikurse edhe të tjerët që janë nën ndikimin e planetit të Venerës, edhe ju keni aftësi të krijoni gjëra shumë të bukura. Përfitoni nga rasti të shkëlqeni me talentin tuaj. Jeni tipa që punoni shumë dhe kjo do t’ju shpërblehet. Një nga anëtarët e klubit do t’ ju njoftojë me një agjent, menaxher ose botues me shumë ndikim. Ky mund të jetë rasti të bëni emër të respektueshëm për veten në një fushë shumë kreative.

Binjakët

21.05-20.06

Keni mundësi të gjeni karrierën e ëndrrave. Kjo punë përveçse do t’ju përmbushë anën shpirtërore, do t’ju ofrojë rastin të negocioni për një pagë të madhe. Shfrytëzoni dhuntitë që keni për t’u paguar aq sa e meritoni. Nëse luani si duhet, mund të përfitoni edhe bonuse, siç është anëtarësimi në një grup fitnesi ose ndonjë kompani veturash. Nëse i keni punët keq me vendin aktual të punës, kërkojeni fatin diku tjetër. Nuk do të pendoheni.

Gaforrja

21.06-20.07

Do të përmbushni anën shpirtërore me një udhëtim. Do të keni shansin të udhëtoni në një vend ekzotik, të avancoheni në një fushë ose të publikoni ndonjë vepër që keni shkruar. Kjo eksperiencë do t’ju bëjë të pyeteni për prioritetet që keni. Më nuk do të keni dëshirë të rrini të mbyllur në shtëpi. Udhëtoni nëpër botë dhe takoni njerëz të rinj sepse kjo do t’ju japë edhe pamje më joshëse. Jeni të bekuar me shumë dhunti. Është koha t’i ndani me sa më shumë njerëz që mundeni.

Luani

21.07-20.08

Jeni në prag të një takimi intim. Nëse keni të dashur, është koha të kërkoni pak privatësi me të. Është mirë t’i bllokoni kontaktet me të tjerët dhe të përkushtoheni te dëshirat e njëri-tjetrit. Jeni beqar? Mund të takoni një person shumë të veçantë kur nuk e prisni fare. Jeni tip që tërhiqni shumë njerëzit kreativë që nuk janë të interesuar për statusin tuaj. Paratë nuk mund të blejnë dashurinë.

Virgjëresha

21.08-20.09

Jeni duke përjetuar një lidhje të fuqishme me një person shumë të ndjeshëm. Kryesisht jeni tip që fokusoheni në çështje më praktike. Është ndjenjë çliruese të rrethoheni me njerëz që ju kujtojnë se jeta shtrihet edhe në dimensione tjera. Ju i shijoni diskutimet me partnerin që kanë të bëjnë me art, natyrë dhe fat. Mos u befasoni nëse ata ju inspirojnë të ndiqni një qëllim që e keni pasur që nga fëmijëria. Asnjëherë nuk është vonë të shkoni pas ëndrrave. Mos i jepni vetes arsyetimet e kota si ato që kanë të bëjnë me paratë, statusin apo përgjegjësitë.

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 22 korrik 2018

Peshorja

21.09-20.10

Do t’ju ofrohet një marrëveshje e rëndësishme pune. Do të ndiheni shumë të përmbushur kur të paguheni për kreativitetin tuaj. Nëse e realizoni si duhet këtë projekt ka gjasë të fitoni rritje page ose ngritje në detyrë, apo edhe të dyja. Përfitoni nga rasti të ndërtoni një portfolio impresive që mund ta shfrytëzoni edhe kur punoni si të pavarur. Kur të bëni emër në industrinë që e pëlqeni, mund të punoni edhe si agjent të pavarur. Megjithëse punoni shumë mirë me njerëz të ndryshëm, prapë do të keni dëshirë t’i zgjidhni klientët.

Akrepi

21.10-20.11

Një takim romantik do t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni duke ecur nëpër re. Nuk jeni të tërhequr vetëm fizikisht me këtë person por edhe në aspektin intelektual. Duket sikur të po përshtateni mirë në të dyja botët. Jeni duke kërkuar dashuri? Mund ta gjeni në një organizatë kulturore, arsimore ose fetare. Tërheqja midis jush do të jetë shumë e fuqishme. Kjo do të vë në pah personalitetin tuaj. Nuk jeni persona që po kërkoni diçka të përkohshme, por preferoni një lidhje që mund të zgjasë gjatë gjithë jetës.

Shigjetari

21.11-20.12

Është në favorin tuaj të krijoni ambient shtëpiak që ju ofron përmbushje shpirtërore. Nëse keni qenë duke planifikuar të zhvendoseni, mund të aplikoni për një kredi. Mos e lini pa e përmbushur aplikacionin tani sepse yjet janë duke ju mbështetur në aspektin financiar. Është mirë të gjeni një pronë të rehatshme. Shumë shpesh jeni aq të zënë me jetën shoqërore saqë harroni të pushoni e të relaksoheni. Ambienti i rehatshëm do të ndikojë edhe në mirëqenien mentale edhe fizike.

Bricjapi

21.12-20.01

Është sfidë e mirëseardhur të shkruani një pjesë muzikore, poezi ose prozë. Jeni shumë më kreativ sesa pretendoni. Është e rëndësishme të shpalosni imagjinatën tuaj. Jeni tip që keni zgjidhje të mrekullueshme për problemet dhe organizimet grupore dhe po ashtu keni potencial të krijoni vepra shumë inspiruese dhe të bukura. Veprat tuaja të artit tërheqin vëmendje romantike. Jeni duke përjetuar shkëndijëza të fuqishme me një admirues. Ju të dy mund të bëheni çift i mrekullueshëm.

Ujori

21.01-20.02

Kaloni sa më shumë kohë me njerëz dhe aktivitete që ju pëlqejnë. Jeni lodhur duke menduar për gjëra praktike. Ndiqni zemrën sepse do të ndjeni më tepër satisfaksion. Nëse jeni duke menduar të lansoni një biznes tuajin, është koha të provoni. Jeni tip që tërhiqni konsumatorë të shumtë falë aftësive unike që keni. Puna me ta do t’ju inkurajojë të zhvilloni më shumë talentin tuaj. Është mirë të jeni shef i vetvetes.

Peshqit

21.02-20.03

Është koha ideale të shpërfaqni talentin kreativ. Nganjëherë është e vështirë për një tip modest si ju të promovojë aftësitë. Mos e përsërisni këtë gabim tani kur një person me shumë fuqi dëshiron t’ju shndërrojë në yll. Jeni tip që nuk kërkoni famë dhe promovim sikur të tjerët por ju pëlqen t’ju vlerësohet puna. Është koha të përgatiteni për një udhëtim relaksues. Shtoni pak gardërobë të modës në dollapin tuaj.

Lini nje pergjigje