Eklips rekord më 27 korrik, hëna do të përgjaket. Çfarë do të ndodh?!

0
464

Hëna e përgjakur vjen me eklipsin më të gjatë të shekullit 21

Eklipsi më i gjatë hënor do të ndodhë natën e së premtes, më 27 korrik dhe do të shndërrojë hënën në ngjyrë të kuqe.

Për 4 orë, Hëna do të jetë nën hijen e planetit Tokë. I gjithë eklipsi, kur Toka mbulohet nga reflektimi i kuqërremtë, do të zgjasë 1 orë e 43 minuta, kohëzgjatje rekord.

Arsyeja që e dallon prej eklipseve tjera është që hëna do të ketë pozitën më të largët të orbitës nga Toka. Kjo do të thotë se do të kalojë nëpër hapësirë në një pikë ku hija e Tokës është më e gjerë. Ky fenomen do të dukët në pjesën më të madhe të botës por sidomos në Afrikën Lindore, Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të Evropës, Azisë dhe Australisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here