E tmerrshme/ Aksidentohet 6-vjeçari në Gjirin e Lalzit, ja çbëri shoferi…

0
202

Një 6-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident ditën e djeshme në aksin rrugor Gjiri i Lalzit-Maminas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.Gj., banues në Manzë.

Fill pas ngjarjes drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vogëlushi është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. “Më datë 21.07.2018, në aksin rrugor Gjiri i Lalzit-Maminas, një automjet ka aksidentuar shtetasin e mitur E.Gj, vjeç 6, banues në fshatin Manzë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here