Dështimi i hapjes së negociatave, ja çfarë kërkohet nga Shqipëria…

0
143

Zbatimi i Reformës në Drejtësi është një nga kushtet kryesore që Shqipëria duhet të përmbushë, në mënyrë që Bashkimi Europian të vendosë pas një viti për hapjen e negociatave.
Nga Shqipëria kërkohet:
•      Ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
•      Ngritja e Strukturës Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Byrosë Kombëtare e Hetimeve (BKH) dhe Gjykatës.
•  Hetim proaktiv, ndjekje penale dhe dënime në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e e lartë.

Por që tani, qeveria ka nisur të thotë se përmbushja e këtyre kushteve në kohën e duhur për të dhënë rezultate konkrete është një mision i pamundur.
Zëvendëskryeministrja Senida Mesi e pohoi, pothuajse, hapur këtë në një intervistë për Zërin e Amerikës.

E pyetur mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi, nunri dy i qeverisw u përgjigj se: “Me ngritjen e KLP-së dhe KLGJ-së, të cilat duhet të realizohen deri në fundin e vitit, ndërsa SPAK dhe BKH duhet të krijohen deri në qershor 2019, sistemi i ri i drejtësisë do të hyjë në funksion të plotë.”

Nëse SPAK dhe BKH pritet t? ngrihen deri në Qershor 2019, kjo do të thotë se Shqipëria e ka të pamundur të sigurojë rezultatet konkrete që kërkon BE në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e e lartë, në mënyrë që të vendosë për hapjen e negociatave në të nj?jtin muaj, Qershor 2019.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here