Deklarata e fortë e Spahiut, çfarë emri ti vëmë këtij Kryeministri???

0
262

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu deklaron se praktika e koncesioneve e zbatuar nga qeveria e Edi Ramës ka rritur borxhin publik.

“Sot, nëse PPP-t e dhëna deri më tani dhe ato që janë planifikuar të jepen më 2018 do të përllogariteshin si detyrime publike, borxhi i vendit do të shkonte në mbi 87% e PBB, nga rreth 71% që është aktualisht”,- deklaron Përparim Spahiu.

Deklarata e plotë e deputetit të LSI:

Rama 1, manaxhimin e financave të qeverisë përpara tij e quajti si manaxhimin e financave të një familje nga një kryefamiljarë bixhozçi.

Kujtojmë që borxhi publik në atë kohë llogaritej 61%, ku duke llogaritur dhe borxhet që qeveria ju kishte kompanive, borxhi shkonte në 71%.

Bëhej fjalë për para të pa paguara kompanive për punë të kryera dhe normal pa interesa (mos themi që mund të ketë pasur nga ata që paguan përqindje për të marë paratë e veta).

Sot, nëse PPP-t e dhëna deri më tani dhe ato që janë planifikuar të jepen më 2018 do të përllogariteshin si detyrime publike, borxhi i vendit do të shkonte në mbi 87% e PBB, nga rreth 71% që është aktualisht.

Dhe i gjithë ky borxh me ofertë të pa kërkuar, pa asnjë lloj transparence, pa asnjë analizë kosto-përfitimi, pa asnjë analizë risku.

Tani lind pyetja, çfarë emri ti vëmë këtij Kryeministri???

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here