Deklarata e Bushatit/ Ironizon Shehu: Bushati po luan rolin e “strucit” kur flet për marrëdhëniet me Greqinë

0
147

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së sotme të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati lidhur me marrëveshjen për detin me Greqinë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ demokrati theksoi se Bushati po luan rolin e “strucit” kur flet për marrëdhëniet me Greqinë, ndërsa shtoi se asnjë çështje e përbashkët me shtetin fqinj nuk është konsideruar ‘tabu’, përveç atyre që bien ndesh me interesat tona kombëtare.

Teksa iu përgjigj akuzave të ministrit për opozitën, me pretendimin se kjo e fundit pengonte çlirimin e energjive mes dy vendeve, Shehu tha se shkaktare e bllokimit është Rilindja.

REAGIMI I SHEHUT
Ministri Bushati luan rolin e “strucit” kur flet sot per maredheniet me Greqine para Ministrit Roth.
Asnje ceshtje me interes te perbashket nuk eshte konsideruar “tabu” nga neve ne maredheniet me Greqine, duke bere te mundur keshtu jo vetem nenshkrimin e Traktatit te 1996, por dhe ngritjen e metejshme te tyre deri me 2013.
Pa dyshim jane konsideruar “tabu” ato elemente, qe kane rene ndesh me interesat tona kombetare, te cilat sic duket kjo Qeveri e Kapitulluar tashme kerkon t’i shkembeje me zgjatjen e “jetes” se saj.
Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe pala greke ndaj nesh, me te cilen eshte diskutuar gjithmone me respekt e vullnet konstruktiv reciprok, pa ultimatume e imponime.
Per dijeni te Ministrit marreveshja e zonave detare eshte futur tashme ne kete rruge pa krye, pikerisht prej politikave te thella destruktive, te qellimshme te Qeverise se tij.
Ndersa persa i perket kufirit tokesor, ajo ceshtje nuk ekziston dhe permblidhet vetem ne disa aspekte teknike te piramidave etj.
Hapja e saj si nje kolone ne maredheniet me Greqine tregon qe ose i mungojne kapacitetet profesionale Ministrise sone te Jashteme, ose dicka e erret fshihet.
Persa i takon “deshires” se Ministrit per “clirimin” e energjive te marredhenieve Shqiperi-Greqi, dua t’i kujtoj atij se nuk jemi ne qe i bllokojme, por ishte e eshte Rilindja qe per pese vite i shkaterroi keto maredheniet shume te mira me Greqine e ktheu energjine e tyre nga pozitive ne negative.
Ulja e detyruar tashme ne tavolinen e bisedimeve me Greqine, mbas te tilla qendrimeve aventureske, pa dyshim te ben te rikthehesh aty me “bisht nder shale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here