Alarmante/ Fluks parash të dyshimta nga jashtë vendit…

0
174

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tremujorin e parë të 2018 krahasuar  me tremujorin e parë të vitit pararendës, është shtuar me afër 120% numri i lejeve të ndërtimit. Ndërkohë që  është shtuar me 200% sipërfaqja e ndërtimit. Referuar këtyre të dhënave Konfindustria paralajmëron, se gjatë vitit në vazhdim po shfaqen shenja të dukshme për rrezikun e krijimit të piramidave në sektorin e ndërtimeve urbane.

Konfindustria vlerëson, se shtimi i kërkesave për leje dhe sipërfaqeve të ndërtimit nuk përligjet nga rritja e ulët ekonomike e viteve të fundit, që nuk kalon mesataren e 3.5% të PPB.  Shtimi i lejeve të ndërtimit është në  kontradiktë të thellë edhe me të dhënat e Bankës së Shqipërisë, se kreditimi bankar për shtëpi për qytetarët është në rënie. Gjithashtu, sipas të dhënave zyrtare niveli i përgjithshëm i depozitave të qytetarëve shënon rënie. Të dhënat e mësipërme tregojnë rrezikun e krijimit të flluskave financiare në sektorin e ndërtimit ose  shfaqjen e trysnisë së financimeve me burime joformale.

Konfindustria vlerëson, se është e mundshme, që frika nga fillimi i procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë, politikë dhe institucionet shtetërore, shoqëruar me shtrëngimin e qartë të trysnisë nga agjencitë ndërkombëtare të sigurisë, ka shtuar fluksin e parave me origjinë të dyshimtë, që hyn nga jashtë dhe kërkon të investohet vend

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here