Spahiu flet hapur: Polarizim ekstrem i shoqërisë, 65% e shqiptarëve nuk mund të shkojnë asnjë ditë me pushime

0
142

I kontaktuar nga stafi i First Media Network në lidhje me situatën financiare në të cilën gjenden familjet shqiptare në këtë sezon turistik, anëtari i Komisionit të Ekonomisë Përparim Spahiu është shprehur se familjet shqiptare e kanë shumë të vështirë të shkojnë sikurse dhe një ditë në plazh. Për këtë ai i referohet dhe sondazhit të pasqyruar disa ditë më parë, ku Shqipëria renditej e para nga vendet e Ballkanit për pa mundësinë e zhvillimit të pushimeve si pasojë e ekonomisë.

Ne gjithashtu kemi kontaktuar një numër të madh pushuesish kryesisht në bregdetin e jugut, ku jemi përballur me pakënaqësitë e tyre në lidhje me shërbimin e ofruar, gjë të cilën deputeti i LSI-së e argumenton se vjenë dhe si shkak i TVSH-së për hotelerinë.

1-Në këndvështrimin tuaj turizmi shqiptar ofron kaq shumë sa reklamohet se ofron? Flasim këtu për infrastrukturën dhe shërbimet.Sa realisht ofron Shqipëria për turizmin?
Turizmi shqiptar ofron mjaft sa i takon resurseve natyrore që ka. Në një vend si yni gjithkush mund ta gjejë veten për të bërë atë që i pëlqen, male, lumenj, liqene dhe normal dy dete, mjaft të ndryshëm nga njëri tjetri, Adriatik dhe Jon.
Prej 27 vitesh ai është bazuar në investime familjare apo të vogla , kjo për faktin e problematikave infrastrukturore por dhe veshtirësitë që ka një investitor i huaj, Brand, që të investojë në Shqipëri. Kujtojmë që Sheraton u largu e po ashtu dhe një investitor i huaj që u dhunua keqas.
Kemi probleme gjithashtu dhe me pronat, problem që na shoqëron në të gjithë sektorët e ekonomisë. Ka një një përpjekje të qeverisë për të afruar nëpërmjet politikave fiskale këta investitorë, por për mua e gjitha është një plan klientelist, sidomos për hotelet që operojnë në Tiranë, ata me 5 yje.
Turizmit i mungon infrastruktura, kemi vetëm një aeroport me cmime mjaft të larta. Në pesë vite nuk u arrit që minimalisht akset rrugore të nisura më herët të perfumdonin, kemi probleme me mbetjet, probleme me ujin, probleme me drita, pra probleme utilitare dhe këto nuk i zgjidh privati që i ofrohet ulje TVSH-je apo dhe përjashtimi fare nga taksat, por Qeveria.
Ndërkohë që një skemë e tillë nuk është dhe e ndershme për investitorë e familje që e kanë të varur jetesën me biznesin e turizmit, do teëkonkurohen keqas deri në falimentim.

2-I mban xhepi një familje shqiptare të përballoj pushimet?

Sa i takon xhepit, përpëra dy ditesh lexuam që 65% e shqiptarëve nuk mund të shkojnë asnjë ditë me pushime, lexuam që kjo shifër është më e larta në rajon me diferencë shumë të madhe. Por, në të njëjtën kohë shohim fatura me çmime shumë të larta për një omletë.
Ky fakt tregon polarizimin ekstrem të shoqërisë sonë, fakt që tregon se edhe pse qeverisemi nga “socialistë”, ekonomikisht dhe nga te ardhurat krahasohemi me vendet e Afrikës, vende ku korrupsioni, shfrytëzimi i burimeve natyrore, shpërndarja e të ardhurave çon në një shoqëri ku një pakicë e vogël përfiton gjithcka
3-Si zgjidhet kjo puna e çmimeve? Ka përgjegjësi shteti?

Në një vend normal çmimet i regullon vetë tregu, konkurenca. Por, kur në një shtet si i yni, hotelet me pesë yje ju ofrohet 6% TVSH, ndërsa ato bizneset e vogla dhe të mesme paguajnë 20%, normal që qeveria ka pjesën e vetë të fajit.
Kujtojmë që pragu i TVSH-së nga 5 milion u ul në 2 milion lekë, kosto që faturohet direkt tek çmime ose në rastin tjetër në fitimet e pakta që biznesi realizonte deri më sot.
Zgjidhja vjen nga zgjedhjet. Vendin duhet ta qeverisë dikush që drejton me progam të qartë dhe të votuar, dikush që e ka fituar të drejtën me votë për ate që bën./Gazeta Ora-M.G

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here