Kokëdhima shpreh mbështetjen për propozimin e studiuesit Aurel Plasari

0
148

Përmes një deklarate për media partia “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëdhima, shpreh mbështetjen për propozimin e studiuesit Aurel Plasari, për nënshkrimin e një kontrate të përbashkët opozitare Proteatër.

Partia Zgjidhja mbështet thirrjen e studiuesit të njohur Aurel Plasari për krijimin e një fronti opozitar dhe për nënshkrimin e një kontrate të përbashkët Proteatër. Zgjidhja është e gatshme ta nënshkruajë menjëherë. Ajo fton partitë politike, shoqatat, organizatat, grupimet dhe individët që vijojnë të protestojnë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar t’i bashkohen propozimit të Aurel Plasarit.

Votat e deputetëve të partisë Zgjidhja, që do të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë që do të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të barabarta, do t’i bashkohen vullnetit të kësaj kontrate për të zhbërë votimin e projektligjit për teatrin më 5 korrik 2018, si antikushtetues dhe antiligjor. Kush shkel ligjin sot, do të paguajë nesër, ndaj çdo kullë që do ngrihet mbi truallin publik të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental do të rrëzohet, ndërsa ndërtuesi do të detyrohet ta dëmshpërblejë prishjen e teatrit. Zgjidhja fton shoqatat, organizatat, grupimet, individët, partitë opozitare parlamentare, veçanërisht PD dhe LSI, që të firmosin këtë kontratë të përbashkët Proteatër të propozuar nga studiuesi Plasari. Paligjshmëria në këtë vend do të marrë fund vetëm kur të vendosen zgjedhjet e lira dhe të barabarta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here