Harxhoi 36 milionë dollarë për të dashurën, përfundon në burg miliarder kinez

0
157

Një 29-vjeçar nga Hangzhou, kryeqyteti i Provincës Zhejiang të Kinës, po përballet prej disa kohësh me burgun, pasi ai harxhoi miliona dollarë për të të dashurën, një modele online.

Zhang Xiaoen u lind në një familje të pasur kineze dhe ishte mësuar me një mënyrë jetese luksoze, pasi shpenzonte shumë para për çdo gjë që dëshironte.

Por Zhang bëri një gabim financiar, kur ai hyri në një marrëdhënie me modelen e pavarur Yang Yizhen dy vjet më parë, sipas mediave kineze.

Ai synonte që bukuroshja Yang të ishte gjithmonë e lumtur, duke e ofruar asaj dhurata të shtrenjta si rroba, pajisje, bizhuteri, makina dhe udhëtime të kushtueshme në Dubai.

Edhe pse Zhang është pjesë e një familjeje të pasur, ai nuk mund të përballonte të gjitha nevojat e Yang, shkruan Syri.net.

Për të vazhduar, Zhang raportohet se mori 70 milionë juan (10.5 milionë dollarë) nga kompania e babait të tij. Ai më pas luajti, duke përdorur paratë që mori nga miqtë e tij të pasur për të paguar babain e tij, por përfundoi duke humbur 170 milionë juan (25.4 milionë dollarë).

Huadhënësit e denoncuan Zhang në polici, pasi ai nuk ishte në gjendje të kthente të gjitha paratë që mori prej tyre.

Ai u arrestua dhe pranoi se sa keq i kishte menaxhuar financat e tij. Zhang gjithashtu fajësoi të dashurën e tij, që e kishte inkurajuar atë të rrezikonte, kur shoqëroi atë në Macau.

Zhang u akuzua më pas për mashtrim, ndërsa ish-të dashura e tij nisi të bashkëpunonte me prokurorët për të ngritur një çështje kundër tij. Ajo gjithashtu filloi të postojë fotografi me burra të tjerë në mediat sociale.

ImageImageImage

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here