Gjendet trupi i 18-vjeçarit të zhdukur, mesazhet e fundit para vdekjes

0
246

Nëntë ditë pasi u raportua i zhdukur, është gjetur i trupi i pajetë i 18-vjeçarit Matteo Barbieri. Jeta e tij u ndal në lule të rinisë mbrëmjen mes të mërkurës së 11 Korrikut dhe të enjtes së 12 korrik, kur ai sapo kishtë lënë punën në një restorant në Romë.

Mediat italiane shkruajnë se pas hipotezave të shumta që ishin ngritur këto ditë, gjetja e trupit të të riut të premten i dha fund dyshimeve të vrasjes dhe thuhet se i riu ka humbur jetën në një aksident me motor, me të cilin kthehej cdo mbrëmje në shtëpi.

Po hetohet se si ka ndodhur aksidenti tragjik.

“Zemër sapo mbarova, po shkoj në shtëpi”/ Mesazhi i fundit i 18-vjeçarit për të dashurën para zhdukjes pa gjurmë

Mateo në orën 00:36 minuta të mbrëmjes mes 11 dhe 12 korrikut, mbylli turnin, i dërgoi një mesazh të dashurës së tij, Diana, duke i thënë “zemër sapo mbarova punën dhe po shkoj për në shtëpi”.

Pak kohë më parë se ky mesazh, në orën 23.43, ai i kishte shkruar edhe një SMS të natës së mirë nënës së tij.

Pastaj të gjitha gjurmët e tij janë zhdukur. “Prpara një muaji, tregon e dashura, me të cilën është njohur në vitin e tretë të shkollës, – Matteo ishte larguar nga shtëpia, nga Roma, për të jetuar me një mik në Anguillara. Çdo natë, pasi mbaronte punën, më dërgonte një mesazh të shkurtër para se të merrte biçikletën e tij dhe të nisej për në shtëpi. Dhe kur mbërrinte ne shkruanim ose dëgjoheshim sërish në telefon. Por atë natë, asgjë tjetër, ai nuk iu përgjigj më telefonit. Unë nuk kam mbyllur më sytë që prej asaj nate. Të nesërmen, me shokun e dhomës, i njoftuam prindërit e tij. Deri tani po jetojmë në ankth”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here