Gjendet anija e mbytur me 200 ton flori që vlen 133 miliardë dollarë

0
469

Thesari mund të gjendet edhe aty ku nuk e pret askush, megjithëse dihet që deti fsheh shumë gjëra ndër vite.

Kështu, një ekip zhytësish koreano-jugorë ka zbuluar mbetjet e anijes ruse“Dmitri Donskoi” të mbytur 113 vite më parë.

Kjo luftanije ruse ishte nisur nga ishulli Ulleungdo në vitin e largët 1905, kur Rusia ishte në luftë me Japoninë dhe qëllimi i saj ishte të mos binte në duart e japonezëve dhe ironia e do që të zbulohet pikërisht nga këta të fundit.

Por ky është vetëm fillimi, pasi ekspertët janë shprehur se kur anoja është fundosur ka pasur në bord 200 ton ar, një sasi e cila kap vlerën e 133 miliardë dollarëve.

Qëkur është mbytur kjo anije ka qenë në kërkim dhe është zbuluar vetëm sëfundmi në thellësinë 434 metra, një milje larg brigjeve të Ulleungdo.

Tashmë po punohet që të nxirret në sipërfaqe ari i futur në kuti hekuri edhe pse nuk dihet se ku do përfundojë, në Rusi apo Japoni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here