“Shqipëria pa gjykata. Rama me këmbë të mbarë, po sjell diktaturën”

0

Analisti Andi Bejtja e ka emërtuar si ‘rënie në diktaturë’, faktin se Shqipëria po ngel pa gjykata.

Loading...

Me një shkrim në profilin e tij në Facebook, Bejtja shkruan se këtë situatë të rëndë e parashikoi Komisioni i Venecias që në vitin 2015.

Reagimi i plotë i Andi Bejtjas:

Parashikimi i Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi

Në këtë situatë, kur ngelëm pa gjykata fare, kur ata që kanë ndërmend të vjedhin pronën publike apo dhe private e bëjnë më lehtë se kurrë, iu riktheva një shkrimit tim të vjetër, në mars të vitit 2017, Reforma ne drejtesi femija qe lind i vdekur dhe ajo ç’ka thënë Raporti i Komisionit të Venecias në vitin 2015, është frikshmërisht e vërtetë dhe më aktual se kurrë.

Ja vlen ta kujtojmë se edhe atëherë kaloi pa u vënë re dhe nga ata që janë marrë me këtë punë.

Një nga konkluzionet e Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015.

‘Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.’

Loading...

Lini nje pergjigje