Shpërthen Berisha: Votimi pro prishjes së TK, dita më e keqe e parlamenti në 27 vitet e fundit

0
147

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për Teatrin Kombëtar dhe votimin e turpshëm nga mazhoranca në Kuvend.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, dita e votimit të ligjit për të shembur Teatrin ishte dita më e keqe e këtij parlamenti në 27 vitet e fundit.

Deklarata ish-kryeministri i ka bërë në emisionin ‘Java’ në RTSH përballë Preç Zogajt dhe Lorenc Vangjelit.

Pjesë nga deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Dita më e neveritshme në jetën time parlamentare ka qenë dita e ligjit për teatrit.

Artistët përfaqësojnë gjeninë krijuese të kombit dhe përplasja me ta është absolutisht e papranueshme.

Një pushtet që përballet me artistët, është mjeran dhe i turpshëm.

Si mund të përdoret fuqia e ekzekutivit ndaj një grupi si ai i artistëve dhe për çfarë, për tempullin e tyre, që në rrafshin kulturor është elitë.

Si ka mundësi që për këtë çështje të përdoret me emergjencë kombëtare.

Nuk mund të sillesh në mënyrë harbute që ta fusësh çështjen në procedurë brenda 10 ditësh sikur bëhet fjalë për emergjencë kombëtare. Si mund të përdorësh shpatën e ekzekutivit?

Teatri dhe objektet e tjera janë pasuri kombëtarë që u rritet vlera me kalimin e viteve.

Ky po shkel vendimet e tij në mënyrën më të paskrupullt.

Ky është një dështak dhe njeri mediokër që ka komplekse ndaj artistëve të arrirë.

Ky është një rrafshim i histrorizëm, shuarje e trashëgimisë historike.

Unë do merrja më të mirët për të rikonstruktuar godinën ekzistuese.

Nuk mund të krahasohet me Piramidën.

Piramida ishte dhe është për tu rrafshuar. Ajo u ndërtua për të simbolizuar fuqinë e faraonit shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here