Lubonja në një mendje me Bashën: Ti ‘vënë minat kullave’

0
239

Analisti Fatos Lubonja ka dalë në krah të kreut të opozitës Lulzim Basha pas deklarimit të këtij të fundit lidhur me tentativat për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e 6 kullave në territorin e tij.

Sipas Lubonjës deklarata e bërë sot nga Lulzim Basha është një reagim i mirë por sipas tij duhet të institucionalizohet, duke u nisur nga ajo që kishte shkruar pak ditë më parë studiuesi Aurel Plasari.

Lubonja në këtë intervistë dhenë për News 24, foli gjithashtu për dekretimin ose jo të ligjit nga Presidenti Meta, dhe u shpreh se nuk është akoma i bindur nëse ligji do dekretohet.

Pjesë nga intervista

Nuk po flasim për Kuvendin që pa e marr në shqyrtim e miraton. Densiteti i kullave i kalon çdo lloj densiteti që mund të ketë në Shqipëri

Presidenti do ta kalojë ligjin?

Ku i dihet, partitë këtu janë bërë sh.p.k. Ku e dimë se mos bën ndonjë Pazar LSI dhe marrin ca zona për zgjedhje dhe votohet ligji. Këtu gjithçka është bërë banale. Por më banalja sot është format që përdoren për tu mbyllur gojën njerëzve. Ky është degjenerim i shoqërisë deri aty ku nuk mban më.

Çfarë nënkuptoni me privatizim të shtetit?

Me privatizim të shteti unë kuptoj, kur shteti tjetërsohet nga ai që është organizmi për të mirën publike si arbitër, por dhe si mbrojtës i qytetarit nga krimi, por dhe si shtet social ndonjë herë. Ky është një vizion i shtetit normal, por në vend që të kryej këto funksione kapet nga disa privat që pasurohen në kurriz të interesit të përbashkët. Por dhe marrëveshja me Greqinë është një privatizim i shteti dhe kjo cenon dhe sovranitetin e vendit

Nëse Meta e kalon ligjin, si do sillen artistët?

Nuk është puna e artistëve por është puna e qytetarëve. Ky që është një problem shumë  më i madh se i teatrit. Është një grabitje skandaloze e pronës. Nesër mund ti shkojnë qytetarit ti marrin shtëpinë dhe mos të jesh i mbrojtur nga ligji,. Këtu nuk sundon ligji, janë shkelur disa ligje për ligjin e teatrit. Këtu sundon tryezë e fshehtë që ka bërë Rama me Fushën apo malin. Vendimi  është marrë aty për të pastruar dhe disa para, pasi ato ndërtime janë krejtësisht të panevojshme.

Si e shikoni reagimin e PD, që tha se do vendosin mina tek kullat nëse shembet Teatri?

Është një reagim i mirë dhe kjo duhet të institucionalizohet. Kjo është si ajo që premton zero ndërtime dhe bën ndërtime. Është e rëndësishme si presion.

Sa e sinqertë është kjo deklaratë?

Nuk e matim dot, por mendojë që ka një ndjenjë të përgjithshme që këtu është kaluar çdo kufi me arrogancë.

A duhet të votojë opozitë ligjin për Magjistraturën?

Për mua absolutisht jo. Kjo mua më kujton ata gjashtëmujorëshit e Berishën. Shikoni se çfarë do bëjnë këta nuk kemi në Gjykatë Kushtetuese.

Por votimi e kërkoi dhe komisioneri Hahn?

Këta ose vijnë nga ndonjë plantët tjetër që nuk shikon se çfarë po bëhet me reformën në drejtësi ose janë të korruptuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here